Panorama Sport (Albania)

Junajtid, ekipi më dembel i Premier Ligës

Bornmëthi ekipi më maratonoma­k, Siti rekord sprintesh

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Totenhemi dhe Mançester Junajtid mbajnë respektivi­sht vendin e parë dhe të fundit për distancën e përshkuar në Premier Ligë pas 11 javëve të para. Statistika­t e matjes së distancave të përshkuara tregojnë se skuadra e Zhoze Murinjos ka vrapuar më pak se 19 kundërshta­rët e saj të Premier Ligës këtë sezon. "Djajtë", të cilët renditen në vend të dytë në klasifikim­in e Premier Ligës, u mposhtën 1-0 nga Çelsi të dielën në "Stamford Bridge". Ata kanë përshkuar 1162 km deri në javën e 11-të, po aq sa Uest Hemi, që rrezikon rënien nga kategoria. Çelsi renditet në vend të 7-të me 1234 km të përshkuara, menjëherë pas rivalëve londinezë të Arsenalit, që kanë koleksionu­ar në total 1237 km. Skuadra më maratonoma­ke e Anglisë është Bornmëthi (1256 km), ndërsa Uest Bromuiç, Totenhemi, Uotfordi dhe Bërnlej plotësojnë pesëshen e parë. Surprizë është renditja e Liverpulit, një skuadër që njihet për lojën e saj fizike dhe të presingut. Djemtë e Klopit renditen në vend të 11-të me vetëm 1217 km.

SPRINTET - Mançester Junajtid renditet në vendet e fundit edhe në kategorinë e numrit të sprinteve (15), me 5210 në total. Uest Hemi renditet në vend të fundit. Vendin e parë e mbajnë kryesuesit e Mançester Sitit. Skuadra e Guardiolës, e cila ishte e papërballu­eshme për Arsenalin për sa i përket intensitet­it të dielën, regjistron 6198 sprinte, mbi 200 më shumë se vendi i dytë, Uotfordi dhe me 1000 më shumë se rivalët e Junajtid.

LOJTARËT - Futbollist­i që ka vrapuar më shumë është Xhek Kork i Bërnlejt. Mesfushori nuk ka humbur asnjë minutë për skuadrën e tij që kur u transferua nga Suonsi në verë, duke përshkuar në 11 ndeshje plot 133 km. Abdulaje Dukure i Uotfordit renditet në vend të dytë me 130 km, ndërsa 5 vendet e para i plotësojnë dyshja e Brajtonit, Paskal Gros dhe Dejl Stefens dhe Nemanja Matiç i Junajtid. Sa i përket sprinteve, rekordin e mban Xhordan Ajev. Sulmuesi i Suonsit ka pasur një sezon të vështirë përpara porte (1 gol në 11 ndeshje), por përpjekjet e tij në fushë nuk kanë munguar, me 796 sprinte në total. Dele Ali i Totenhemit mban vendin e dytë me 742 shpërthime, pavarësish­t se ai mungoi në ndeshjen e fundit kundër Kristal Palasit dhe ndiqet nga Xhei Rodrigez i Uest Bromuiçit, Hektor Bejerin i Arsenalit dhe Tom Kleverlej i Uotfordit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania