Panorama Sport (Albania)

Zmijani: Vllazni me halle, trajneri s'ka çfarë bën

"Lojtarët e afruar janë larg pritshmëri­së, me këtë situatë nuk ka çfarë të bëjë as trajneri i ri"

- ADMIR URUÇI

Hysen Zmijani ka ndjekur çdo ndeshje të Vllaznisë së këtij sezoni, por për legjendën e futbollit shkodran, kjo skuadër nuk bind, prandaj dhe aktualisht pozicionoh­et në vendin e parafundit. Në një intervistë për "Panorama Sport", ish-futbollist­i i Kombëtares mendon se te...

Hysen Zmijani ka ndjekur çdo ndeshje të Vllaznisë së këtij sezoni, por për legjendën e futbollit shkodran, kjo skuadër nuk bind, prandaj dhe aktualisht pozicionoh­et në vendin e parafundit. Në një intervistë për "Panorama Sport", ishfutboll­isti i Kombëtares mendon se te Vllaznia problemet janë të shumta dhe nuk do të jetë e lehtë që të kalohen shpejt. Madje, sipas tij, edhe stafi i ri teknik nuk ka çfarë të bëjë në këtë situatë. Gjithsesi, Zmijani është optimist se në fund të fazës tjetër, pozicioni i Vllaznisë do të jetë më lart në renditje.

Zoti Zmijani, Vllaznia e mbylli fazën e parë në vendin e parafundit. Jeni i befasuar?

Vetëpozici­onimi i skuadrës dhe pikët që ka marrë flasin shumë. Unë mendoj se ka qenë një fazë ndër më të këqijat e këtyre viteve të fundit. Skuadra ka pasur probleme të shumta, të shfaqura qoftë në lojë dhe rezultate. Kemi zhvilluar më shumë takime në transfertë, por ajo që kam vërejtur është se problemet i kemi pasur edhe në fushën tonë. Kam parë një skuadër që nuk funksionon si duhet në shumë drejtime. Prej atyre lojtarëve që u prit ndryshimi, nuk u morr asgjë. Për më tepër, ishin

shumë larg pritshmëri­ve.

Më konkretish­t, pse vuan skuadra shkodrane sipas jush?

Normalisht që problemet janë në total. Për mendimin tim, çdo ditë që flitet për Vllazninë, del nga një problem i ri. Së pari, ka ndikuar forma

e lojtarëve, pastaj rrogat, detyrimet e prapambetu­ra të klubit, fusha etj. Pra, Vllaznia kishte, ka dhe nuk e mendoj se do të marrin fund problemet. Edhe me ardhjen në këto momente të një presidenti, sërish do të ketë vështirësi. Pra, kjo situatë nuk mund të

përmirësoh­et nga një trajner apo nga një staf i ri. Në këto momente mbetet vetëm që të kërkohet maksimumi me këto mundësi që janë.

U largua Armando Cungu, ndërsa u emërua Ernest Gjoka. Besoni se gjërat do të marrin për mirë?

Shpresohet që këto lëvizje të jenë bërë vetëm për mirë. Është herët të thuhet se çfarë do të sjellë Ernesti (Gjoka) me eksperienc­ën e tij te kjo skuadër. E kemi parë këtë trajner deri më tani duke drejtuar Vllazninë përballë klubeve më të mira të kampionati­t. Nuk dua të ndalem te humbja me Partizanin, pasi koha ishte e pakët në dispozicio­n për të, por në dy takimet me Kukësin dhe Skënderbeu­n, sinjalet ishin pozitive. Tani duhet që të shikojmë atë që tekniku do të ndryshojë në takimet brenda fushës. Në Shkodër duhet të merren pikët maksimale.

Pas humbjes në Korçë ka ardhur edhe ndërprerja e kampionati­t. Sa i vjen në ndihmë kjo stafit të ri teknik?

Natyrisht që Gjoka duhet të përfitojë nga kjo ndërprerje e kampionati­t. Ekipi nuk

zhvilloi një fazë përgatitor­e të plotë. Gjendja fizike e lojtarëve nuk është më mira dhe kjo shikohet dukshëm. Gjatë këtyre ditëve, Gjoka duhet që të punojë në këtë drejtim. Ai ka dhënë prova dhe po kërkon që të rrisë nivelin e lojtarëve ku ne prisnim, por kjo më mirë do të duket gjatë ndeshjeve të fazës së dytë.

Edhe sezonin e kaluar Vllaznia i shpëtoi rënies vetëm në ndeshjen e fundit. Si e shikoni këtë kampionat, prisni një mbyllje më të mirë apo jo?

Pavarësish­t se si është situata dhe në çfarë pozitash jemi sot, unë kurrsesi nuk e shikoj Vllazninë të parafundit. Nuk kemi pse të jemi pesimistë, edhe pse Vllazninë e shoqërojnë herë pas herë problemati­ka. Skuadra ka dhënë shenja të mira në dy ndeshjet e fundit, të presim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania