Panorama Sport (Albania)

Partizani, trajneri ringjall “të djegurit” e Iulianos

Stafi punë shtesë me Asanin, Filin, Sulejmanin e Kotobellin

- ILIR CARA

Sulejman Starova nuk është i panjohur për futbollist­ët e Partizanit, pasi bëhet fjalë për një trajner që i ka stërvitur deri më 6 korrik, por që ka qenë pranë tyre edhe në këtë periudhë që nuk ishte në drejtim. Kështu që lojtarët nuk e kanë pasur të vështirë që të përshtaten me metodikën e punës së "Bobit", madje gjithçka ka nisur e qetë dhe me optimizëm. Që në start u pa ringjallja e "të djegurve" nga trajneri Mark Iuliano në fazën e parë. Në pamje të parë nuk shikoheshi­n fytyra të mërzitura në seancën e djeshme, madje buzëqeshja dhe batutat mbizotëron­in mbi keqardhjen e pashprehur. Trajneri Starova e ka nisur punën në kushte jo të mira atmosferik­e, pasi reshjet e shiut kanë qenë të pranishme, por ajo që ra në sy ishte se të gjithë ishin të veshura me të zeza, uniformat për shi.

PËRGATITJE­T - Pjesën kryesore të seancës së djeshme e zunë përgatitje­t me top, ku u aplikuan ushtrime dhe skema të ndryshme, me grup të përzierë. Angazhimi ishte në shkallën maksimale nga lojtarët, pasi me ardhjen e Starovës prishet në njëfarë mënyre hierarkia e vendosur në ekip nga stafi italian. Tani të gjithë konsideroh­en në provë dhe ndryshimet në formacion pritet të ndodhin që nga transferta e 15 nëntorit në Laç. Pas katër muajsh te Partizani është rikthyer rituali i përfundimi­t të seancës stërvitore, ku lojtarët dhe stafi formojnë një rreth, krahëqafë, në

fushë duke u betuar për të bërë më të mirën për fanellën që mbajnë veshur. Në fund, trajneri ka punuar disa minuta më shumë me Jasir Asanin, Blerim Kotobellin, Alban Sulejmanin dhe Realdo Filin, që deri diku kanë qenë të anashkalua­r nga stafi italian. Puna shtesë me këta lojtarë insistoi te perfeksion­i

i krosimeve dhe vertikaliz­imeve të topave nga krahët te zona e portës. Duket qartë që trajneri Starova i ka në konsiderat­ë këta lojtarë, nga të cilët kërkon shumë, ndaj ka punuar diçka më shumë në seancën e djeshme. Në krahasim me të shkuarën, dje Partizani ka qenë më i plotë në stërvitje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania