Panorama Sport (Albania)

Dëmtim i rrallë, Shameti analiza në Greqi dhe Turqi

Mbrojtësi i Kukësit: Ju tregoj vuajtjen 1-mujore

-

Dikur Sokol Cikalleshi vuante prej një dhëmballe, që e la jashtë fushave për plot gjashtë muaj, derisa mjekët gjetën diagnozën e saktë se pse sulmuesi ndiente shqetësim në rrëzat e kofshëve. Një rast i rrallë ka ndodhur edhe me mbrojtësin e njohur të Kukësit, Ylli Shameti. Prej më shumë se një muaji ai qëndron jashtë fushave, pasi u dëmtua në ndeshjen e javës së tretë ndaj Laçit. Pas vizitave që bëri në klinikat shqiptare, mjekët i komunikuan se kishte një dëmtim të lehtë në thembër. Por, me kalimin e ditëve situata nuk po përmirësoh­ej dhe Shameti bëri vizita më të specializu­ara. Për vuajtjet dhe rikthimin në fushë, gjirokastr­iti foli dje për "Panorama Sport", duke treguar gjithçka që e mundoi prej diagnozës që nuk gjendej kollaj.

Ylli, çfarë po ndodh me ju? Një kohë e gjatë jashtë fushave...?

Fatkeqësis­ht pësova një dëmtim në thembër në ndeshjen ndaj Laçit, që erdhi si pasojë e gjendjes së fushës. Ishte një dëmtim i rrallë për doktorët në Shqipëri.

Pse i rrallë?

Sepse, në fillim doktorët këtu më thanë që nuk është dëmtim i rëndë, por rezultoi ndryshe. Me kalimin e ditëve situata nuk po përmirësoh­ej dhe vazhdoja të ndieja dhimbje. Është i rrallë, pasi ndodh një herë në qindra raste sa u përket dëmtimeve të futbollist­ëve në thembër.

Si ia bëtë më pas? Menjëherë kam kërkuar për vizita më të specializu­ara. Kam shkuar në Greqi për të ndjekur problemin tim te doktori i PAS Janinës. Më pas, kam marrë këshilla për dëmtimin edhe nga doktori i Osmanlispo­rit në Turqi, ekipi që luan Sokol Cikalleshi.

Çfarë ju këshilluan mjekët?

Ky është një dëmtim që do vetëm qetësi. Pra, të mos e ngacmosh aspak këmbën, e jo më ta rëndosh. Kam ndjekur me përpikëri këshillat, pasi dëshiroj që të rikthehem sa më shpejt në shërbim të ekipit dhe trajnerit. Tashmë jeni më i qetë? Po, mendoj se pjesën më të madhe e kam kaluar. Duke përfituar edhe nga kjo pauzë e kampionati­t, besoj se do të jem i gatshëm shumë shpejt. Kurrë nuk e mendoja që një dëmtim, në dukje shumë i lehtë, të zgjaste kaq shumë. Kjo situatë më ka rënduar shumë psikologji­kisht, uroj që mos i ndodhtë asnjë njeriu si dëmtim, e jo më ndonjë kolegu në futboll.

Në këtë periudhë kur

skuadrës i kanë munguar disa lojtarë, ka pasur luhatje. Si ju është dukur Kukësi nga jashtë fushës?

Unë mendoj se ekipi ka bërë paraqitje pozitive, por në momente të caktuara jemi penalizuar nga hapa fals pikërisht në kohën qe duhet të kishim marrë maksimumin e pikëve. Unë nuk gjykoj njeri, por jam i shkrirë me ekipin

dhe shokët e mi, edhe pse nuk kam qenë pjesë e skuadrës në fushë. Te Kukësi funksionon gjithçka si një trup i vetëm, të gjithë ne jemi në shërbim të ekipit për të arritur objektivat e caktuara nga krerët e klubit.

Çfarë nuk ka funksionua­r siç duhej këtë sezon që diferenca me rivalin tuaj, Skënderbeu­n, është 7 pikë?

Thjesht ata nuk kanë bërë gabime dhe kanë marrë maksimumin e pikëve, kjo e bën edhe diferencën e pikëve momentale. Këtë sezon ata janë më të fortë se vjet. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do luftojmë për të fituar sërish titullin kampion.

Mendoni se keni akoma shanse për titullin kampion?

Kukësi është i ndërtuar për të qenë në krye, por për të qenë aty duhet të mos kemi më hapa fals. Ne do luftojmë deri në sekondën e fundit për të fituar titullin. Jam i bindur që nëse jemi të mobilizuar, të kemi vetëbesim, mos të vuajmë nga faktorë të tjerë jashtë fushe, do të jemi deri në fund prentenden­të. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania