Panorama Sport (Albania)

“Trajnerët e huaj janë dështim, Luftëtari goditi me Hasan Likën”

Theodhori Kalluci: Në Gjirokastë­r edhe Ançeloti s’do bënte më shumë

-

Theodhori Kalluci, një nga legjendat e gjalla të futbollit shqiptar të viteve ' 70-' 80, njëherazi edhe "Mjeshtër Sporti", mendon se trajnerët e huaj e kanë shumë të vështirë të përshtaten në Kategorinë Superiore. Në një bisedë për "Panorama Sport", ish- sulmuesi i famshëm flet për situatën te Luftëtari, ku në këtë sezon skuadra pati probleme në pankinën me dyshen uruguaiane: Daniel Fernandez dhe Luis Kurbelo. Sipas Kallucit, Luftëtarit i shkonte më shumë për shtat një emër njohur i futbollit shqiptar siç është Hasan Lika. "Eksperienc­a jo vetëm te Luftëtari, por e shtrirë edhe më gjerë në futbollin shqiptar, ka treguar se jo të gjithë trajnerët e ardhur nga jashtë vendit kanë rezultuar të suksesshëm. Aktualisht, edhe Anceloti të vinte në Gjirokastë­r, s'mund të bënte më shumë se çfarë ka bërë Luftëtari i fazës së parë. Trajnerët e huaj kërkojnë të reklamohen në futbollin europian, në rastin konkret në Shqipëri, pa pasur asnjë farë njohje me futbollin e luajtur këtu. Tashmë, mendoj se Luftëtari me afrimin e trjanerit Hasan Lika ka bërë zgjedhjen e duhur. Lika është njohës i mirë i futbollit tonë, i sprovuar dhe rezultativ. Duke njohur mirë kampionati­n dhe lojtarët, kjo ia bën edhe më të lehtë. Në ndeshjen e fundit me Lushnjën, edhe pse loja nuk shkonte mirë, Lika ndërhynte dhe u kërkonte lojtarëve zbatim të detyrave me fanatizëm. Nëse do të ishte një trajner i huaj, duhej një deshifrues në gjuhën e futbollit. Me Likën gjithçka është e lehtë për t'u përvetësua­r. Hasani u ka gjetur vendin e duhur lojtarëve, aty ku gjithsecil­i jep më të mirën e mundshme", ka thënë fillimisht Kalluci. Ish-sulmuesi është optimist për ecurinë e Luftëtarit në pjesën e dytë të sezonit. "Jam i bindur se Luftëtari do të dijë të shfaqet i suksesshëm. Kur të gjithë ingranazhe­t e një makinerie funksionoj­në si trup i vetëm, edhe produkti në mbyllje të procesit është pozitiv. Këtë duhet të bëjë dhe trajneri Lika. Dy ndeshjet e fundit ishin krejt ndryshe nga të mëparshmet. Luftëtari është më shumë sulmues dhe jo mbrojtës me Likën. Por, që një skuadër të jetë rezultativ­e, duhet të gjejë golin. Lamçja është sulmues tipik, por nuk ka shënuar duke pasur një ngërç. Me zhbllokimi­n e tij, edhe skuadra do ta ketë më të lehtë. Një tjetër fitore ndaj Teutës do të ndryshonte imazhin e Luftëtarit", ka përfunduar Kalluci. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania