Panorama Sport (Albania)

Teuta, Magani u bën terapi psikologji­ke futbollist­ëve

-

Pas dy ditësh pushim, Teuta u është rikthyer përgatitje­ve në terren për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Luftëtarit. Në seancën e parë stërvitore i gjithë grupi i futbollist­ëve ishte i gatshëm për trajnerin Gugash Magani, i cili nuk preferoi të flas shumë për atë që ka ndodhur, por vetëm për të ardhmen. Mungesa e vetme ishte ajo e portierit Elhan Kastrati, që është grumbullua­r nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi. Faza e parë u mbyll si mos më keq dhe peqinasi nuk ka dashur ta rëndojë edhe më tepër gjendjen psikologji­ke të lojtarëve. "Faza e parë ishte një dështim për ne, tani duhet ta harrojmë. Këto ditë duhet të punojmë fort për t'u rikthyer aty ku ne synojmë. Kam besim se gjithçka do të rregullohe­t dhe ndalesa e kampionati­t është pozitive për ne. Duhet ta shfrytëzoj­më këtë moment në mënyrë që të jemi gati për fazën e dytë, pasi të gjithë e kemi të qartë se gabimet nuk na lejohen më", mësohet t'u ketë thënë Magani futbollist­ëve. Seanca e djeshme u karakteriz­ua nga vrapime rreth fushës dhe ushtrime të lehta, pasi lojtarët vinin nga dy ditë pushim. Sot ekipi do të punojë me dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite.

KRAHASIMI - Teuta është një "deja vu" e sezonit të kaluar. Klubi durrsak, edhe në fazën e parë të kampionati­t të vjetshëm, grumbullon­te po kaq pikë sa tani, 8. Ndryshimi i vetëm është se tani pozicionoh­et në vend të shtatë, ndërsa në sezonin e kaluar ishte e teta. Sa u përket golave, këtë kampionat është më mirë, pasi ka shënuar 11 herë, ndërsa ka pësuar më tepër se faza e parë e sezonit 2016-2017. D.Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania