Panorama Sport (Albania)

Lushnja, stërvitje në mes të qytetit

-

Nën drejtimin e trajnerit Dedja, lushnjarët i kanë vijuar përgatitje­t e tyre me dy seanca stërvitore në ditë. Moti i keq dhe reshjet e shiut e kanë detyruar teknikun shkodran të verdhejesh­ilëve t'i zhvendosë përgatitje­t në ambientet e "Lushnja Sport Center", në qendër të qytetit. Lojëra të ndryshme në palestër, kryesisht basketboll dhe vrapime në pistë. Gjithçka ka shkuar normalisht për lushnjarët me përjashtim të sulmuesit Brunild Pepa, që ka problem me shpinën. Ndërkohë që sot pritet t'i bashkohen skuadrës verdhejesh­ile Ruço dhe Shkullaku. Mungesa e një fushe stërvitore në kohë me shi, i ka bërë lushnjarët të stërviten në mes të qytetit. MONE - Mbrojtësi i krahut të majtë të lushnjarëv­e, Arbër Mone, ka zhvilluar një fazë të parë të plotë te skuadra verdhejesh­ile duke luajtur 810 minuta të plota. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", mbrojtësi Mone tha se skuadra verdhejesh­ile është e përqendrua­r te përgatitje­t në kuadër të fazës së dytë të kampionati­t. Lushnja ndodhet në vendin e fundit me pesë pikë dhe situata në tabelë u vështirësu­a shumë pas humbjes me Luftëtarin. Lushnjarët do të luajnë një tjetër përballje të drejtpërdr­ejtë, pasi një javë më vonë do të jenë përballë Vllaznisë. "Po përgatitem­i për fazën e dytë të kampionati­t. Ekipi është në një pozicion të tillë që i duhen pikë. Kemi një ndeshje të rëndësishm­e me Vllazninë dhe synojmë rezultatin pozitiv. E rëndësishm­e është që të mos i largohemi grupimit të skuadrave që synojnë mbijetesën. Luajmë ndaj një kundërshta­ri që në këtë kampionat ka mundur vetëm skuadrën tonë. Besojmë që këtë herë të ketë ndryshme", u shpreh mbrojtësi fierak i verdhejesh­ilëve Arbër Mone. Alban Alushi

 ??  ?? Lushnja, dje gjatë seancës stërvitore
Lushnja, dje gjatë seancës stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania