Panorama Sport (Albania)

“Fintja” e Alveshit: Duro ka merita

"Çështjen e arbitrave le ta zgjidhin drejtuesit, s'kemi diferenca me ekipet e tjera"

- ERMAL SIKA

Danilo Alvesh parashikon diell pas shiut, në Vlorë. Sulmuesi brazilian mendon se e keqja do të kalojë dhe ajo zgjat vetëm një fazë. "Moti i keq do të kalojë, është vetëm një fazë", shkruan sulmuesi brazilian në "Facebook". Gjatë një prononcimi, sulmuesi brazilian, Danilo Alvesh, komenton edhe ndeshjen me Kukësin. Alvesh deklaron se Flamurtari e meritonte fitoren. Për sa i përket anulimit të golit, ai thotë se ishte i rregullt dhe nuk duhet që të cilësohej si i parregullt. "Flamurtari meritoi fitoren në ndeshjen me Kukësin. Në pjesën e parë u zhvillua një lojë e ekuilibrua­r, ndërsa në pjesën e dytë në kishim kontrollin dhe luajtëm më mirë. Nuk e kuptoj si mund të anulohet goli, kur asnjë nuk e preku topin me dorë. Neve na është mohuar edhe një penallti në rastin kur një mbrojtës i Kukësit ndërhyri keq ndaj dy lojtarëve tanë njëkohësis­ht. Në fakt

asnjë nuk foli për këtë", shprehet Alvesh.

GJYKIMI - Sulmuesi Danilo Alvesh ndalet edhe te gjykimi. Braziliani thotë se është i çuditur nga gabimet e shpeshta që gjyqtarët bëjnë ndaj Flamurtari­t. Sulmuesi brazilian thekson se këto çështje duhet të zgjidhen nga drejtuesit, ndërsa futbollist­ët të shikojnë fushën e lojës. "Më bën përshtypje për shkak se gabimet e arbitrave po bëhen refren. Nuk e di se çfarë ndodh me gjyqtarët në raport me Flamurtari­n. Gjithsesi këto janë gjëra që u takojnë drejtuesve të klubit që t'i zgjidhin. Ne duhet që të fokusohemi vetëm tek fusha e lojës dhe nuk duhet që të ndikohemi nga asnjë faktor i jashtëm", u shpreh braziliani.

OBJEKTIVAT - Sulmuesi Danilo Alvesh ndalet edhe tek objektivat e së ardhmes. Çdo ndeshje, sipas tij, duhet të shikohet me kujdes. "Po punojmë që të jemi mes ekipeve më të mira. Është shpejt që të flasim për objektiva apo për titullin kampion, pasi janë edhe shumë ndeshje të tjera për t'u luajtur. Ne jemi një ekip që nuk kemi diferenca me ekipet e tjera. Duhet që të shikojmë çdo ndeshje me radhë dhe të bëjmë më të mirën, duke zhvilluar edhe lojë të bukur si dhe të japim maksimumin", tha Alvesh. Sulmuesi brazilian flet edhe për marrëdhëni­et me trajnerin Shpëtim Duro, me të cilin pati polemika disa javë

më parë. Këtë herë ai bën prapaktheh­u dhe i njeh meritat trajnerit për ecurinë. Fiks si një "finte" braziliani. "Ky sukses i deritanish­ëm është edhe falë punës së bërë nga trajneri Duro, i cili është me eksperienc­ë dhe unë e vlerësoj. Ato që ndodhën i përkasin të shkuarës, ndërsa tani na duhet të shikojmë përpara. Kam marrëdhëni­e shumë të mira me trajnerin Duro. Unë jam i angazhuar që të jap maksimumin tim dhe të shënoj sa më shumë gola, pasi kjo është detyra e një sulmuesi", përfundoi sulmuesi i Flamurtari­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania