Panorama Sport (Albania)

Reagon menaxheri i firmës: Asnjë pengesë, vetëm çështje teknike

Braho: Me rregullimi­n e motit, nisin punimet

-

Pas pretendime­ve të Bashkisë Berat në drejtim të firmës kontraktor­e, ka reaguar edhe drejtuesi i firmës "Alb Bajrak", e cila është nënkontrak­tore për shtrimin e tapetit, Rejnold Braho. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai ka mohuar që të ketë probleme me likuidimet nga ana e bashkisë dhe gjithçka lidhet me problemet teknike. "Nuk ka asnjë 'ngërç' për sa i përket pjesës së likuidimev­e. Realisht është bërë një vonesë në shtrimin e tapetit, mirëpo kjo gjë nuk ka lidhje fare me ato që fliten dhe, deri në këto momente, çdo gjë është shumë korrekte nga ana jonë dhe e Bashkisë Berat. Duhet të kuptojmë që këto janë disa procedura teknike dhe jo gjithçka varet në dorën tonë. Nëse ju dëshironi ta shikoni pjesën tjetër të tapetit në stadium, unë jua sjell që nesër (sot) pa asnjë problem. Në qoftë se ju i keni vëzhguar punimet, atje është duke u bërë një punë me ritme të larta dhe kemi përfunduar treçerekun e impiantit. Duke ditur që jemi në prag të motit jo të mirë, unë kam dashur që të karikojmë rërën e kuartsit dhe rërën e gomës, në mënyrë që të mos na prishen parashikim­et nga situata meteorolog­jike. Ne po presim sërish të hapet koha dhe më pas të mbyllim pjesën e mbetur të fushës. Mirëpo, e them edhe njëherë, që nuk varet vetëm nga ne. Fushën e duan në datën 15 nëntor? Nuk duhet të harrojmë që, menjëherë pas shtrimit të tapetit, duhet të vijnë zyrtarë të FIFA-s për ta licencuar dhe, nëse ata nuk bëjnë asnjë procedurë, nuk mund të luhet asnjë ndeshje aty. Është një tapet 'star2' që është i vetmi në Shqipëri dhe nuk është aq e lehtë. Vonesa ka ardhur vetëm për arsye pse u ndërrua tapeti dhe këtë gjë e kam bërë unë, sepse 'star1' që erdhi nuk është për stadiumin e Tomorit. Mua më duhet vetëm një javë kohë me diell që ta përfundoj stadiumin dhe, më pas, të presim certifikim­in", ka thënë Braho në lidhje me këtë çështje. Kështu që fillimisht pritet rregullimi i motit, i cili deri në fundjavë parashikoh­et me reshje dhe, më pas, shtrimi i tapetit dhe licencimi i fushës nga organet përkatëse. E.Sylyku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania