Panorama Sport (Albania)

Noka nuk dorëzohet: Një humbje s’na nxjerr nga objektivat

Presidenti paralajmër­on përforcime në janar

-

Pasditen e djeshme, Besëlidhja ka nisur grumbullim­in për ndeshjen e radhës që do të luajë ndaj Korabit. Para seancës stërvitore, trajneri Anteu Pepaj ka zhvilluar një analizë për humbjen ndaj Kastriotit, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti Gjok Noka. Gjithçka është zhvilluar me tone të qeta, por nuk kanë munguar kritikat në drejtim të futbollist­ëve. Pas analizës, në një prononcim për "Panorama Sport", presidenti Gjok Noka është shprehur: "Ndonëse Besëlidhja ishte përgatitur mjaft mirë për ta përballuar këtë sfidë shumë të rëndësishm­e, fatkeqësis­ht nuk ia dolëm që të merrnim rezultat pozitiv, por përkundraz­i u ndëshkuam dy herë për tre minuta. Kjo humbje nuk na erdhi nga loja dhe niveli i Besëlidhje­s, por për shkak të një gabimi të pafalshëm edhe për amatorët, gjithsesi në sfida të tilla kush gabon më shumë detyrimish­t që ndëshkohet. Ndaj kërkoj nga skuadra që të ndërgjegjë­sohen për të mos neglizhuar as edhe në të dhjetën e sekondës, pasi pasojat janë të pariparues­hme. Humbja që pësuam në Krujë nuk na ka dëmtuar aspak, pasi është shumë shpejt dhe kemi mjaft pikë në dispozicio­n që do t'i kërkojmë dhe jam i bindur se do t'i marrim për të realizuar objektivat tona. Se humbëm këtë "betejë" nuk është fundi i botës, ne luftojmë për të fituar "luftën". Në vijim Besëlidhja do të tregojë se është e projektuar për më shumë, pasi për gjysmën e dytë të sezonit do të mendojmë edhe për përmirësim­e ku do të ketë skuadra nevojë", ka deklaruar Noka. Në javën e ardhshme përballë Korabit, skuadra lezhjane do të kërkojë me çdo kusht të marrë fitoren, për të harruar disi disfatën e fundit, por edhe për të mos iu larguar shumë fundit të tabelës së renditjes. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania