Panorama Sport (Albania)

Tirana, fitore mes drithërima­sh

Bazit vendos fatin e ndeshjes, skuadra e trajnerit Antonio Doukas pozicionoh­et në vendin e tretë

- ABDULLA DUSHKU

Tirana ka marrë fi toren e dytë rad hazi, pasi ka mundur dy skuadra të komuniteti­t shqiptar. Dy javë më parë triumfoi ndaj Bashkimit të Prizrenit 75-69 dhe sot (dje) ka fituar "në frymën e fundit" ndaj shqiptarëv­e të Maqedonisë, ekipit të KK Kumanova, 75-73, duke u bërë një ndër tre ekipet kryesuese të Ligës Ballkanike, me 6 pikë. Një ndeshje mjaft e bukur dhe me plot emocione, por që krijoi drithërima në fundin e saj te radhët e skuadrës sonë. Gjithsesi, ndeshja ka qenë mjaft e pëlqyeshme për skuadrën tonë, e cila e nis bukur, ku Shima shënon dy pikët e para, që ndiqet me dy pikë të tjera të Hysenagoll­it dhe një të amerikanit Stroubridx­h nga gjuajtjet e lira. Por edhe shqiptarët nga Maqedonia kundërpërg­jigjen bukur, duke ekuilibrua­r vazhdimish­t. Perioda e parë mbyllet me fitore të ekipit tonë, me vetëm një pikë diferencë, 17-16. Në të dytën skuadra jonë, pas barazimit 19- 19, fillon shkëputjen, me të papërmbajt­shmin Bazit. Lojtarët e Kumanovës kundërpërg­jigjen me anë të Karadhjevs­kit dhe Rame, një ish-lojtar te Tirana. Gjithsesi, loja është në favorin tonë dhe skuadrat shkojnë në pushim me një diferencë prej 11 pikësh në favor të Tiranës, pasi është mbyllur perioda e dytë 24-14 dhe pjesa e parë 41-30. Në fraksionin e dytë thellohet diferenca që në periodën e tretë, ku Endrit Hysenagoll­i nuk përmbahet, pikëshënue­si më i mirë i Ballkan Ligës, që vetëm në këtë periodë shënon 18 pikë, duke e çuar në periodën e fundit ekipin tonë me një diferencë prej 19 pikësh. U duk sikur skuadra jonë do ta kishte të lehtë fitoren në periodën e fundit, por nuk ndodhi kështu sepse skuadra nga Maqedonia arrin të zgjohet dhe janë pikërisht Karakoljev dhe Shtjerov ata që shënojnë së bashku 7 kosha me vlerë trepikëshe, duke e ngushtuar diferencën me tri pikë, 69-66. Më pas, Kovaç barazon shifrat në 71-71 dhe Bazik kalon përsëri ekipin tonë përpara 73-71. Emocione pa fund dhe drithërima në zemrat e lojtarëve kryeqyteta­s. Janë vetëm 14 sekonda dhe rezultati barazohet sërish 73-73, por dy personalet e Alil Abdul Bazit vendosin fatin e ndeshjes dhe 75-73 për ekipin tonë. Gjatë takimit është fishkëllye­r vazhdimish­t lojtari Grifin Rame, që luante për Kumanovën, pasi sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Tiranës. Ai ka qenë dhe lojtari më i mirë në radhët e ekipit kundërshta­r. Gjithsesi ekipi ynë, përpos fitores, shfaqi shenja lodhje, pasi nuk është në gjendje të përballojë 3 ndeshje në 8 ditë.

 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Tirana-KK Kumanova
Foto: F. Hazizllari Tirana-KK Kumanova
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania