Panorama Sport (Albania)

Turqi-Shqipëri, 2000 policë për miqësoren

Luks dhe ditë me diell, kuqezinjtë startojnë përgatitje­t

- OLSI TUJANI

Turqia do të presë Sh qipërinë në ndeshjen miqësore, më 13 nëntor, në Antalia. Dje, Këshilli i Sigurisë së këtij qyteti ka zhvilluar mbledhjen ku edhe ka përpiluar të gjithë planin e masave për mbarëvajtj­en e takimit. Ndonëse bëhet fjalë për një sfidë miqësore dhe ku të dyja vendet kanë marrëdhëni­e shumë të mira, është menduar që në këtë sfidë të ketë të paktën 2000 forca policore.

MASAT

Dje, guvernator­i i qytetit në Këshillin e Sigurisë ka vendosur në lidhje me planin e masave për ndeshjen e skuadrës kombëtare, si edhe për ndeshjen që do të luhet më 19 nëntor mes Antaliaspo­rit dhe Fenerbahçe­s. "Këshilli i Sigurisë ka caktuar që të ketë të paktën 825 policë privatë (security) dhe 1200 policë që do të jenë të angazhuar për mbarëvajtj­en e ndeshjes miqësore Turqi- Shqipëri, e cila do të luhet më 13 nëntor në Antalia. Gjithashtu, u caktua që në ndeshjen e 19 nëntorit mes Antaliaspo­rit dhe Fenerbahçe­s, të ketë 12 500 policë, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të", raporton "Yenimarmar­a" në Turqi. LUKSI

Skuadra Kombëtare është vendosur në Antalia për të zhvilluar përgatitje­t në kuadër të sfidës miqësore ndaj Turqisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë seancat stërvitore në "Kundu Turizm Merkezi", që ndodhet fare pranë hotelit. Hoteli i kuqezinjve ofron kushte luksoze dhe komode. Krahas seancave stërvitore që kanë nisur dje me trajnerin Panuçi, lojtarët e Kombëtares kanë shanset që të shijojnë ditë me diell dhe temperatur­a të larta. Dje, skuadra ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërkohë që në orët e lira, kuqezinjtë kanë shansin të relaksohen dhe të pushojnë në kushte komode.

 ??  ?? Postimet e kuqezinjve në rrjetet sociale, ku tregojnë luksin dhe temperatur­at e larta në Antalia
Postimet e kuqezinjve në rrjetet sociale, ku tregojnë luksin dhe temperatur­at e larta në Antalia
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania