Panorama Sport (Albania)

Zgjedhje të limituara, ja ku mund të eksperimen­tojë Panuçi

-

Në përfundim të katër sfidave të para në krye të Shqipërisë, Panuçi ishte i qartë në deklaratën e tij: "Sa herë të na jepet mundësia, do të provojmë që të sulmojmë dhe nuk dua që Shqipëria ime të qëndrojë gjithë kohën në mbrojtje". Në bazë të kësaj deklarate, pritej që më së paku në sfidën testuese ndaj Turqisë, kuqezinjtë të ishin në numër të madh në repartin e sulmit. Mirëpo, nga sa vihet re në listën e të ftuarve ka vetëm një sulmues "pykë", Armando Sadiku. Nga sa është vënë re në listë dhe nga emrat e "rinj", trajneri i kuqezinjve pritet të eksperimen­tojë në të paktën katër vende në formacion. Së pari, bëhet fjalë për të majtën e repartit të mbrojtjes me rikthimin e Alijit në Kombëtare. Me lënien e kapitenit Agolli jashtë, pritet që një fanellë titullari të diskutohet mes Lenjanit dhe Alijit. Porta pritet që të ketë dualitetin mes Berishës dhe Strakoshës, të cilët po kalojnë një superformë në Itali dhe Europa Ligë. Sa i përket linjës së mbrojtjes, trajneri dha sinjale se i beson Veselit dhe me shumë gjasë, përkrah tij do të jetë Mavraj në qendër. Linjën e mbrojtjes me katër pritet ta plotësojë Hysaj, duke mos menduar që trajneri do të bëjë rrotacion në të gjithë 11-en. Në mesin e fushës, i rikthyeri Lilaj dhe risia Ramadani, pritet të diskutojnë një fanellë titullari për pozicionin para mbrojtjes. Ky i fundit duket disi më i disavantaz­huar, në rast se do të ketë minutazh të plotë kundër Irlandës së Veriut me U-21. Treshen e mesit të fushës mund ta plotësojë Xhaka në të djathtë dhe në të majtë të ketë një balotazh mes të riut të afruar Qaka dhe Memushajt. Në modulin 4-3-3 krahët e repartit të avancuar mund të plotësohen nga Roshi dhe Grezda në mbështetje të Sadikut, por gjithashtu mund të ketë balotazh në secilin krah nga Llullaku dhe Latifi. Ajdareviç, i riu tjetër mund të ketë minuta, por në rolin e trekuartis­tit duhet përzgjedhu­r moduli 4-2-3-1 dhe në këtë rast, do të sakrifikoh­ej dikush nga mesfushorë­t "shkatërrue­s".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania