Panorama Sport (Albania)

Dibala largohet, Juvja 175 mln € për Kutinjon

Klubi italian del në “pole- position” për braziliani­n

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Paulo Dibala mund të largohet nga Juven tusi në fund të sezonit. Problemet e shumta që po shoqërojnë aktualisht sulmuesin (ndarja nga e fejuara dhe denoncimi i ish- sponsorit) pas një starti bombastik, kanë bërë që argjentina­si të mendojë të ndërrojë ambient dhe ndoshta të nisë të përfitojë nga çmenduritë e "tregut". Milionat e eurove që e presin atë janë të shumta, shumë herë më tepër sesa ato që përfiton te Juventusi dhe për median spanjolle, Paulo Dibala do t'i bashkohet shumë shpejt Realit të Madridit. Fakti që ai doli një muaj përpara në deklaratë kundër Lionel Mesit, ia ka mbyllur përfundimi­sht dyert te Barcelona, ndaj presidenti Florentino Perez do kërkojë të bëjë çdo çmenduri për ta bërë të vetin numrin 10 të Juventusit. Klubi italian së fundmi ka bërë të ditur shifrën e kartonit të lojtarit: 230 milionë euro, për këdo që do të tentojë ta blejë. Dhe duke parë që te Reali kanë kohë që nuk bëjnë investime të mëdha, Dibala mund të jetë ylli i ri që mund t'i shtohet skuadrës. Perez është në dijeni të shifrës që kërkon "Zonja e Vjetër", por për ta ulur atë, revista "Don Balon" nënvizon se në Madrid janë gati të sakrifikoj­në edhe mesfushori­n Kasemiro, i cili i pëlqen shumë drejtorit të përgjithsh­ëm, Xhuzepe Marota. Ky i fundit është gati që të heqë dorë nga Dibala, sepse duke iu referuar sërish këtij burimi, bardhezinj­të italianë kanë kaluar papritur në "pole-position" për mesfushori­n ofensiv të Liverpulit, Kutinjo. Të kuqtë janë të dorëzuar përpara dëshirës së braziliani­t për të lënë "Anfield Road", por edhe Barcelona është tërhequr së fundmi, duke qenë se bordi drejtues ka dhënë urdhër që të mos bëhen më investime të këtij lloji, as për Kutinjon, për të cilin këmbëngulë­n aq shumë gjatë merkatos së verës. Me sa duket, edhe te katalanasi­t kanë probleme financiare, pasi në inspektimi­n e fundit, UEFA i ka detyruar ata që të ruajnë normat e "fair play"-t financiar. Prandaj, Juventusi

kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe "Don Balon" siguron se i kanë bërë Liverpulit një ofertë prej 175 milionë eurosh, e cila ka bindur klubin e kuq që ta pranojë për Kutinjon, i cili në Torino do të trashëgont­e 10-ën e Dibalës, me destinacio­n Realin e Madridit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania