Panorama Sport (Albania)

Italia rikthehet në të kaluarën, me 3-5-2 ndaj Suedisë

"Axurrët" rigjejnë nordikët pas fitores në "Euro 2016"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Idealja do të ishte që të vendosej me një forma cion "pasqyrë" kundër Suedisë, sepse në duelin një kundër një Italia ka shumë herë më shumë cilësi nga pikëpamja teknike. Por 4-4-2 është në ADN-në e nordikëve prej kohësh dhe mund ta interpreto­jnë më mirë se "axurrët" nga ana taktike. Ky është një sistem loje që i vjen natyrshëm Kombëtares së Jan Anderson, ndërsa Italia duhet të ndryshojë diçka, duke qenë se 4-24, 4-3-3 dhe 3-4-3 të provuar në epokën "Ventura" nuk kanë qenë bindës. Dhe ndoshta, për ata është më mirë një rikthim në të kaluarën e afërt, duke rifreskuar mekanizma dhe lëvizje të një 3-5-2, me të cilin në Europian shkëlqyen, ndonëse diçka e tillë duket e vështirë që të bëhet në 2-3 ditë. Gjithsesi, fakti që në skuadër janë thuajse të njëjtët lojtarë, më të vjetrit mund të ndihmojnë të rinjtë, me të njëjtin sistem me të cilin në "Euro 2016" Italia e Antonio Kontes fitoi minimalish­t, në Tuluzë, me një gol të vendosur nga Eder. Më 17 qershor 2016, në portë ishte Bufoni; Barzalji, Kielini e Bonuçi në mbrojtje; Kandreva, Parolo, De Rosi, Xhakerini dhe Florenci në mesfushë; Eder e Pele në sulm. Në Suedi, pas dy ditësh, mund të jenë pak a shumë të njëjtët, me ndryshimin e Verratit në vend të Xhakerinit, Spinacolës ose Darmianit për Florencin dhe Imobile dhe Zaza në vend të Eder-Pele. Pikërisht këta janë lojtarët që ka provuar në stërvitjen e parë trajneri Xhampiero Ventura, por ndoshta me një ndryshim të vetëm. 3-5-2 i tij mund të shohë Marko Verratin, fantazisti i rikthyer nga dëmtimi, jo më me detyra mbrojtëse siç i kërkonte Konte, por vetëm me ato sulmuese, në një 3- 4- 1- 2, në mbështetje të dyshes së sulmit. Në repartin e avancuar është rikthyer edhe Beloti, i cili është stërvitur në palestër, pasi vjen nga një dëmtim dhe ndoshta për të nuk do të ketë mundësi për të luajtur titullar në Suedi, më 10 nëntor. Por për ndeshjen e kthimit të datës 13, në Milano, ai mund të ketë shansin e tij për t'u rikthyer jo vetëm te bluza e titullarit, por edhe te goli në kombëtare, i cili mungon tashmë prej shumë kohësh. Trajneri i Italisë, Xhampiero Ventura, e di mirë këtë dhe ka nisur që të mbajë shënime, ndonëse do të jetë e vështirë që të lërë jashtë skuadre edhe një si Lorenco Insinje.

 ??  ??
 ??  ?? Eder feston golin ndaj Suedisë, në Euro 2016
Eder feston golin ndaj Suedisë, në Euro 2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania