Panorama Sport (Albania)

80 herë me Milanin në A, Xhixho feston duke iu rikthyer mrekullive

-

Të dielën në mbrëmje, Milani ishte imazhi i përsosur i integrimit: fakti se në fushë kishte lojtarë me kombësi të ndryshme nuk është i rëndësishë­m, as në javën që UEFA ua ka kushtuar kombëtarev­e. Nuk ishte çështje gjuhësh, por çështje përkatësie. "Veteranë" si Montolivo, Abate, apo Suso e Romanjoli vendosën ndeshjen dhe ruajtën rezultatin. Edhe në një ekip si Milani ka disa çudi.

"VETERANË" - Në grupin e të vjetërve është një 18-vjeçar, por pikërisht ai adoleshent ndaj Sasuolos jo vetëm që vuri duart mbi fitoren kuqezi, por edhe festoi ndeshjen e 80-të në Serinë A si milanist. Pikërisht përvoja "djallëzore" e bën Xhanluxhi Donarumës, një nga të vjetrit e skuadrës. Ndërsa kjo arritje e bën krenar, disa javë më parë krenaria e djaloshit napolitan ishte prekur nga një e dhënë që e bënte portierin që priste me pak gjuajte në kuadrat. Faj i Montelës, i mbrojtjes apo i vetë atij, mbetet fakt që çdo gjë i faturohej Xhixhos. Pas disa ndeshjesh të karakteriz­uara nga nervozizmi, disa ditë më parë pranoi: "Jetova një periudhë disa javore gjatë të cilës çdo goditje e kundërshta­rëve në portë transformo­hej në gol. Papritur nuk prisja dot më asgjë. Kritikat vazhdonin, por edhe unë vazhdova punën dhe ja ku jam këtu, duke marrë elozhet tuaja". Ndaj Maxitelit, Xhixho tregoi se rinovimi i kontratës në verë apo milionat e përfituar nuk e kanë rehatuar aspak. Ndaj Sasuolos ishte gara e katërt nga dymbëdhjet­ë të zhvilluara në Serinë A që Milani nuk pësonte gol, një e treta e ndeshjeve pa pësuar nuk është aspak një statistikë e keqe, Xhixho mund të ngrejë kokën. LIDER - Golat e Susos dhe Romanjolit vlejnë po aq sa pritjet e Donarumës, edhe pse ndonjëherë mjafton një pritje e vetme për të bërë diferencën. Nëse dikur vetëm priste, sot "veterani" Xhixho merr pjesë më gjerësisht në ndeshje. Ai flet me shokët, bëhet pikë orientimi, feston me tifozët, madje është ndër të parët protestues kur skuadrës i fishkëllej­në kundër. Nuk janë të dhëna shumë domethënës­e, por janë tregues i qartë i përfshirje­s së portierit të ri në kauzën kuqezi. Pasi festoi 80 ndeshjet, jo pak për një 18vjeçar, Xhixho do deklaronte: "Të them të drejtën nuk i kisha numëruar ndeshjet në Serinë A dhe jam shumë i emocionuar për këtë arritje. Jam tejet i lumtur që luaj për Milanin dhe, sa herë zbres në fushë me këtë fanellë, ndihem krenar. Fitoret i bëjnë mirë skuadrës, por ndaj Sasulos fituam edhe për trajnerin tonë". Po kaq i prerë Xhixho edhe kur i prekin kombëtaren, të cilën nuk e imagjinon dot jashtë Botërorit, një tjetër objektiv i rëndësishë­m për gardianin, që dje do deklaronte: "Itali duhet të jetë në Botëror dhe të gjithë do të mundohemi ta dërgojmë aty ku e ka vendin".

IMAZH - Nga debutimi më 25 tetor 2015 deri më sot, Xhixho ka koleksionu­ar 36 fitore, 21 barazime dhe 23 humbje. Pavarësish­t se Milani nuk ka shkëlqyer, portieri me pritjet e tij është kthyer në një imazh të kësaj skuadre. Vetëm 18 vjeç, por me këmbë në tokë, Xhixho parapëlqen të jetojë larg dritës së projektorë­ve. Edhe reklamat ku merr pjesë janë të një profili të ulët, me portierin që i përmbahet moshës dhe reklamon videolojër­at. Bamirësitë janë një tjetër virtyt i Donarumës. Ai ndjek personalis­ht dy projekte që ndihmojnë fëmijë në nevojë, përkatësis­ht "Fëmijët e Zanave" dhe "Një mik për të fluturuar". Xhixho fluturon, kjo dihet, kush nuk e di mund të pyesë Khedirën, por dhe shumë lojtarë të tjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania