Panorama Sport (Albania)

Milani i Susos, ja si “fluturohet” me spanjollin

Gola dhe fantazi, sulmuesi mund të shërojë kuqezinjtë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Tashmë është e qartë: Milani ka një pro nar dhe ai është Suso. Duke nisur që nga një vit më parë, është ai që drejton fatin e "Djallit". Kur spanjolli vendos të luajë, manovra ka gjithmonë një orientim pozitiv, sidomos falë fantazisë dhe të majtës së tij. Kur fiket numri tetë, siç ndodhte në fazën e dytë të sezonit të kaluar, kuqezinjve u mungon oksigjeni duke hasur në jo pak vështirësi.

NUMRAT - Sezoni i deritanish­ëm i Susos flet për gjashtë gola, pesë nga të cilët janë shënuar në Serinë A dhe një në Ligën e Europës. Së bashku me Andre Silvën, ai është ndër golashënue­sit më të mirë kuqezi, por nëse spanjolli Europën e ka provuar, portugezi vazhdon të agjërojë në kampionat. Për numrin tetë kuqezi, statistika­t flasin edhe për tre asiste në kampionat dhe një në Europë. Shifrat bëhen akoma më mbresëlënë­se nëse mbahet parasysh fakti se Suso nuk ka luajtur fare në disa takime dhe në plot pesë sfida është futur në lojë nga stoli. Nëse do të kishte një klasifikim hipotetik kuqezi mbi fitoret, spanjolli pa dyshim do të shpallej kampion i parakohshë­m, megjithëse jemi ende në gjysmën e parë të fazës së parë.

DEDIKIM - Të dhënat flasin qartë, deri tani spanjolli është i vetmi lojtar i pazëvendës­ueshëm në organikën e drejtuar nga Vinçenco Montela. Jo vetëm paraqitjet, golat apo pasimet, por edhe në stërvitje Suso ka treguar dëshirën e tij të madhe për të ringritur kuqezinjtë. Deklarata e tij, sidomos pas fitores ndaj Sasuolos, kanë gjithmonë vend për Milanin, pavarësish­t se është i grumbullua­r me kombëtaren e vendit të tij. Fitore për shokët, trajnerin dhe tifozët, duke

kaluar veten në plan të dytë. Pikërisht në stadiumin e Sasuolos, Suso nisi me një dygolësh aventurën e tij milaniste në një miqësore ndaj Rexhanës. Ai e kujton, por thekson se pikërisht dy vite e gjysmë më parë i vuri vetes objektivin për t'u bërë një kuqezi i vërtetë. 30 muaj më pas, misioni duket më se i përmbushur.

MERKATO - Historia e dashurisë me "Djallin" rrezikoi të përfundont­e verën e kaluar. Në kuadër të revolucion­it kinez, krerët kuqezi kishin vendosur të shisnin Suson, një largim që do të justifikoh­ej

me të ardhura të kënaqshme. Spanjolli kishte një marrëveshj­e me krerët e dikurshëm, por pakti nuk mund të formalizoh­ej. Roma arriti deri aty sa të ofronte 30 milionë euro, por bisedimet ngecën dhe Suso, me dëshirën e tij për Milanin, ia besoi karrierën një menaxheri tjetër dhe jo më babait të tij. Menaxheri i ri afroi lojtarin me klubin dhe së bashku u vendos që lidhja mes palëve jo vetëm të vazhdonte, por edhe të zgjatej nga një kontratë e re. Suso firmos kontratën e re vetëm shtatorin e kaluar, por sot Montela po shijon paraqitjet e njeriut të tij kyç.

VETËSAKRIF­IKIM - Suso aktualisht vlen 50 milionë euro, shifër që spanjolli e ka justifikua­r me gola dhe paraqitje. Milani mezi ka nisur të ecë, por 24-vjeçari po fluturon. Thashethem­et përmendin atë dhe Donarumën si të sakrifikua­rit e merkatos kuqezi në rast se "Djalli" nuk arrin të renditet të paktën në katër vendet e para. Spanjolli është mësuar me sakrifica. Ai ishte ndër të parët që pranoi stolin për hir të ekipit, një sakrificë tjetër nuk dihet si do të pritej, por ai do të mundohet deri në fund që krerët të mos jenë të detyruar ta shesin në fund të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania