Panorama Sport (Albania)

Interi, Spaleti ka ekip “të hekurt”

Nëntë pikë të rikuperuar­a nga disavantaz­hi, askush në Itali si skuadra zikaltër

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Për herë të parë në gjashtë ndeshjet e luajtura në "San Siro" nuk ka fituar, nuk është më në vendin e dytë dhe për të tretën ndeshje radhazi ka pësuar të paktën një gol. Pas barazimit 1-1 me Torinon, ka të dhëna negative, por edhe shumë gjëra pozitive që trajneri Spaleti dhe drejtuesit e Interit i kanë mbajtur shënim me buzëqeshje. Kjo skuadër duket vite dritë larg ekipit të dy sezoneve më parë, që kur gjendej përballë vështirësi­ve dorëzohej menjëherë dhe shpërbëhej. Nuk kishte forcë asnjëherë për t'u ringritur. Ky Inter është "i hekurt", ka karakter të fortë si trajneri i tij, nga i cili ka marrë esencën dhe dëshirën. Vetëm kështu shpjegohet përmbysja e madhe e një ndeshjeje që dukej e mallkuar duke parë pritjet e Sirigusë dhe gabimet përpara portës.

E PAMPOSHTUR - Të dhënat e përmirësim­it, pas një të diele jo shumë pozitive, janë në ecurinë e deritanish­me. Interi bashkë me Napolin janë ekipet e vetme që nuk kanë pësuar humbje në Serinë A, duke përfshirë edhe kompeticio­net evropiane, atëherë zikaltrit janë ekipi i vetëm pa humbje. Deri tani Interi i Spaletit renditet përkrahë gjigantëve të Europës si PSG, Barcelona dhe Mançester Siti. Është e vërtetë që kanë pësuar gola më shumë sesa ekipet e sipërpërme­ndura, është e vërtetë që ndeshja e pësuar ishte vetëm ajo me Napolin në transfertë, por zikaltrit janë ekip i ri dhe kanë shumë për t'u përmirësua­r. Handanoviç ka qenë i pamposhtur për shumë javë në fillim dhe pësoi vetëm 3 gola në 7 javët e para, ndërsa tani 6 në pesë javët e fundit. Spaleti duhet ta përmirësoj­ë mbrojtjen, por në krahasim me vitin e kaluar kjo skuadër është shumë herë më e fortë. Me ekipet kryesuese të kampionati­t nuk ka humbur asnjë ndeshje.

NUK DORËZOHET- Një tjetër statistikë pozitive është reagimi që ka skuadra kur ndodhet në vështirësi dhe ka pësuar gol. Goli i shënuar nga Eder ishte i dhjeti që Interi e ka shënuar në çerekorësh­in e fundit të një ndeshjeje. Asnjë ekip nuk ka bërë më mirë se kaq, Napoli është ndalur në 6 gola dhe Juventusi në 5. Falë besimit deri në minutat e fundit, zikaltrit kanë arritur të rikuperojn­ë nëntë pikë nga situatat e disavantaz­hit, 1 me Torinon, 3 me Romën, 2 me Milanin, 2 me Veronën dhe një me Bolonjën. Statistika që japin shpresë që nuk do të ndodhin çudira si në sezonet e fundit...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania