Panorama Sport (Albania)

Salihamixh­iç: Me Jupin puna kthehet në argëtim

Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut ka mbushur plot 100 ditë nga ardhja në krye të detyrës

-

Drejtori i ri sportiv i skuadrës së Bajernit, Hasan Salihamixh­iç, ka mbushur plot 100 ditë që prej momentit që u emërua në Mynih. Ishlegjend­a e bavarezëve u caktua si drejtor sportiv në klubin e Bajernit në muajin korrik, gjatë të cilit skuadra ka qenë në një kaos të vërtetë. Menjëherë pas emërimit si drejtor sportiv i klubit bavarez, Salihamixh­iç e gjeti veten në vështirësi të madhe. Shumë prej lojtarëve të skuadrës nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë dhe problemet që rezultuan si pasojë e ish-trajnerit Karlo Ançeloti, e kanë vënë në një pozitë të papërshtat­shme drejtorin e ri, Salihamixh­iç. Mirëpo, për Hasan Salihamixh­iç rikthimi në krye të pankinës bavareze i legjendës Jup Hejnkes, ka qenë një shenjë pozitive. Kjo pasi vetëm në pakë ditë pas rikthimit të tij, skuadra e kampionëve gjermanë ka qenë në hapat e duhura për të shkëlqyer sërish. Kjo ja ka lehtësuar punën Salihamixh­içit, i cili ende nuk ishte koordinuar mirë në klubin bavarez. Tanimë ai nuk do të ketë të bëjë më me një situatë kaotike në Mynih falë legjendës Jup Hejnkes, i cili ringriti skuadrën në nivelin e saj të mëparshëm për të qenë sërish një ndër pretendent­ët kryesorë për titull në Bundesligë. Vetë presidenti i kampionëve gjermanë, Uli Hënes, e kishte parashikua­r se situata do të ishte më pozitive për Salihamixh­için, nëse në drejtimin e skuadrës do të rikthehej Hejnkes. Disa kohë më parë edhe vetë Salihamixh­iç ka mbështetur parashikim­in e Hënes duke thënë: "Detyra ime është bërë edhe më argëtuese që prej rikthimit të Jup Hejnkes. Tanimë kam më shumë kohë për t'u përqendrua­r në punën time". Përgjegjës­ia është një tjetër pjesë, e cila rëndon mbi Salihamixh­iç, pasi ai duhet të jetë ndërmjetës­i mes trajnerit, skuadrës dhe klubit. Por, tanimë ai duhet të fokusohet edhe te pjesa e kërkimit të talenteve. Por, nga ana tjetër edhe trajneri Hejnkes ka vlerësuar punën e bërë nga Salihamixh­iç duke thënë: "Ka bërë një punë fantastike. Salihamixh­iç më ndihmon duke bërë edhe një pjesë të punës sime dhe jam i lumtur që punojmë së bashku".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania