Panorama Sport (Albania)

Bajerni, çek të bardhë Hejnkesit

Shtoiber: Vetëm Jupi mund të vendosë nëse do qëndrojë

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Trajneri i skuadrës së Bajernit, Jup He jnkes, është duke kaluar disa ditë pushimi në "Schwalmtal" së bashku me bashkëshor­ten Iris dhe qenin e tij, Kando. Por në Mynih një çështje shqetësues­e për tifozët bavarezë, është kohëzgjatj­a e Hejnkesit në krye të pankinës së kampionëve gjermanë. Mirëpo, gjatë ditës së djeshme, një prej anëtarëve të bordit drejtues të klubit bavarez, Edmund Shtoiber, ka zbuluar detaje të reja mbi të ardhmen e legjendës Hejnkes si drejtues i skuadrës bavareze. Për teknikun, i cili i riktheu skuadrës bavareze shkëlqimin në vetëm pak javë, fitorja ndaj rivalëve të Dortmundit ka qenë edhe një prej arritjeve më të mëdha pas rikthimit në Mynih. Mirëpo, Hejnkes ka pasur nevojë të kalojë disa ditë në fermën e tij, me familjen për të rimbledhur fuqitë për javën e 12të. Për shefat e klubit të Bajernit, e vetmja çështje që mbetet pezull është e ardhmja e Jup Hejnkesit në Mynih. Por, për njërin prej drejtuesve, Hejnkes është i vetmi person i cili mund të vendosë nëse do të qëndrojë ose do të largohet pas përfundimi­t të kontratës në fundin e sezonit aktual. Gjatë një interviste për mediat gjermane, Edmund Shtoiber, pjesëtari i bordit drejtues të Bajernit ka thënë: "Vendimi për të qëndruar ose për t'u larguar i përket vetëm Jup Hejnkesit dhe askujt tjetër. Nuk është më një çështje moshe. Hejnkes është një person, të cilin e duan të gjithë në klubin e Bajernit. Fansat, bordi drejtues dhe stafi janë të bashkuar vetëm prej Jup Hejnkesit dhe mendoj se ka akoma për të parë nga ai. Skuadra tanimë është në një formë të jashtëzako­nshme dhe ka arritur ta marrë veten nga problemet që ka përjetuar më parë. Trajneri është një shembull i jashtëzako­nshëm për të gjithë lojtarët dhe mund ta cilësoj si një prej trajnerëve më të mirë që unë njoh". Shtoiber ka folur edhe mbi "holandezin fluturues" të kampionëve gjermanë duke thënë: "Roben ka shfaqur një paraqitje tepër të mirë për shumë vite në skuadrën e Bajernit, por çdo gjë ka kohën e vetë dhe mendoj se jemi ende herët për të vendosur çdo ndodhë me të në fundin e sezonit aktual".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania