Panorama Sport (Albania)

Dembele rikthehet për Realin, Barça kishte akord me Mbapenë

-

Doktori finlandez, Sakari Orava, i cili kreu operacioni­n e Osman Dembelesë, nuk e ka përjashtua­r 100% që francezi të rikthehet për klasiken kundër Realit të Madridit më 23 dhjetor. Orava i dha lajmin e mirë Barcelonës se në mes të këtij muaji, ish-talenti i Dortmundit do të mund të rikthehet në stërvitje me topin. "Riaftësimi i tij ka ecur më hapa më të shpejtë se parashikim­et", tha ai për "Cadena SER". "Është e mundur që ai mund të luajë kundër Realit, por unë nuk mund ta jap me garanci të plotë. Nëse do të bënte një sforco të madhe, atëherë rrezikon që të ridëmtohet, por gjithçka do të jetë në rregull, nëse e marrim hap pas hapi. Askush në klub nuk dëshiron që të nxitohet për rikthimin e tij sepse rreziku është parësor dhe ai duhet të jetë minimal". Transferim­i rekord i Barcelonës u operua në mesin e muajit shtator pas dëmtimit të rëndë që pësoi në kofshën e majtë në ndeshjen kundër Getafes. Koha e rikuperimi­t të tij u përcaktua 3.5- 4 muaj, por lojtari ka mrekulluar mjekët duke djegur afatet e riaftësimi­t. AKORD PËR MBAPENË - Sot mund të mos ishim duke folur fare për Demblenë, në rast se gjatë verës do të ishte realizuar një nga skenarët e merkatos së Barcelonës për të zëvendësua­r

Nejmarin. Kanali televiziv francez "L'Equipe 21" zbulon se si Reali i Madridit ashtu edhe Barcelona bënë përpjekje deri në ditën e fundit të merkatos për të transferua­r nga Monako Kilië Mbapenë. Ata këmbënguli­n se 18-vjeçari gjeti edhe akordin me katalanasi­t në rast se marrëveshj­a e Monakosë dhe

PSG-së do të ishte minuar nga "Fair Play Financiar". Nëse UEFA do të kishte ndezur dritën e kuqe për operacioni­n e transferim­it të lojtarit që erdhi në formë huazimi në "Parc des Princes" me të drejtë blerje në fund të sezonit, atëherë skuadra ku ai do të kishte përfunduar ishte Barcelona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania