Panorama Sport (Albania)

Komploti, Reali do blejë Nejmarin

Perez dakord me yllin, por s'e merrte dot direkt nga Barça

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Transferim­i i Nejmarit nga Barcelona te PSG-ja mund të jetë pjesë e një komploti të madh për të përfunduar karrierën e tij te Reali i Madridit. Futbolli europian mbeti i shokuar kur PSGja i pagoi 222 milionë euro Barcelonës për superyllin brazilian gjatë verës. "Diario Gol" pretendon se e gjithë kjo lëvizje ka qenë pjesë e një plani të Realit dhe lojtarit që një ditë të bashkohesh­in. Media spanjolle këmbëngul në teorinë e saj, duke pretenduar se babai i sulmuesit, një figurë kryesore në lëvizjet e të birit të tij, është në fakt një tifoz i Realit dhe zgjodhi PSG-në sepse ishte e vetmja mënyrë për ta larguar nga "Camp Nou" dhe dërguar më pas në Madrid. Nejmar Senior përflitet se ka folur disa herë në telefon dhe me presidenti­n e Realit, Florentino Perez, për të provuar transferim­in e djalit të tij te kampionët e Europës, te rivalët e urryer në La Liga. Por, një transferim direkt nga "Camp Nou" është konsiderua­r shumë i rrezikshëm, për shkak të vlerës komerciale të lojtarit. Dhe sipas "Diario Gol", PSG-ja u zgjodh që të ishte destinacio­ni i tij i radhës sepse ishte perfekt për shkak edhe të lidhjeve të ngushta që klubi francez ka me "Los Blancos". Në Mardid kampionët e Europës e shikojnë braziliani­n si pasardhësi­n ideal të Kristiano Ronaldos. Por, rikthimi i tij në La Liga do të bëhet pas disa vitesh, pasi portugezi të dalë në pension". Nejmar (25 vjeç) është 7 vite më i ri si Ronaldo. Kur të perëndojë dhe karriera e Mesit dhe Kristianos, "O Ney" është prentenden­ti kryesor për të marrë fronin e më të mirit në botë.

FENOMENI - Një tjetër zë që i jep forcë këtij "konspiraci­oni" të mundshëm është edhe legjenda e Brazilit, Ronaldo. Luis Nazario de Lima thotë se

Nejmar mund të jetë larguar nga Barcelona për të njëjtën arsye që ai e bëri. Fenomeni la "Camp Nou"-n për Interin në vitin 1997, pasi u përplas me bordin e katalanasv­e dhe thotë për braziliane­n "Veja" se një gjë e tillë mund të jetë e vërtetë edhe për bashkatdhe­tarin e tij. "Largimi i Nejmarit nga Barça

ishte pak a shumë si imi. Unë shkova tek Interi, kur Seria A ishte më e fortë se Liga e Parë Franceze sot. Nuk i di detajet dhe nuk e di çfarë fshihet pas negociatav­e për Nejmarin. Ndoshta gjithçka lindi pas problemeve me bordin e Barçës, si në rastin tim. Unë do ta bëja përsëri".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania