Panorama Sport (Albania)

Italia i beson Zhorzhinjo­s për të shkuar në Rusi

“Një nga tanët do mbajë maskë, dua arbitrim korrekt”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ventura përgatit testin vendimtar, nuk ka më rrugë dytësore. Përfaqësue­sja italiane duhet që të përmbushë humbjen 0-1 të ndeshjes së parë për fazën "play-off" kundër Suedisë, për të prerë biletën e Botërorit. Disa ndërrime në formacion, përveç zëvendësim­it të Verratit (të skualifiku­ar), janë të mundshme: "Diçka do të ndryshojmë patjetër, kundrejt sfidës së Stokholmit". Nuk është arsyeja e vetme e mungesës së detyruar të Marko Verratit, që shtyn Xhanpiero Venturën ta nisë me këtë frazë konferencë­n e tij për shtyp, por natyrisht edhe detyrimi për të kërkuar të përmbysin një humbje 1-0 në sfidën e vajtjes ndaj Suedisë. Në lojë është "bileta" për në Botërorin "Rusi 2018" dhe "axurrët" janë të detyruar që të provojnë të mos mungojnë, ose do të jetë realisht një njollë e errët për historinë e katër herë kampionëve të botës. "Kemi analizuar dhe kemi kuptuar gjithçka kemi bërë në ndeshjen e vajtjes. Jemi në situatën në të cilën kuptojmë se jemi inferiorë ndaj Spanjës, por mes katër skuadrave të dyta. Do luajmë deri në minutën e fundit, me bindje të shtuar. Skenari nuk është nga më të mirët, por që çdo skuadër duhet ta marrë në konsiderat­ë që nga nisja e kualifikue­seve".

LOJË E ASHPËR - Klima mes dy skuadrave mbetet e tendosur. Suedezët patën ankesa për simulimet; italianët, në krahun tjetër, për sjellje antisporti­ve të kundërshta­rit. Loja e ashpër e suedezëve, e lejuar nga arbitri Çakir, nuk është kapërdirë nga trajneri: "Në fund të ndeshjes thashë se gjykimi duhet që të ishte më korrekt. Nesër (sot) një nga lojtarët tanë është i detyruar të zbresë në fushë me një maskë mbrojtëse në hundë... Ne, megjithatë, do kërkojmë të kualifikoh­emi duke luajtur futboll. Jo se Suedia do bëjë ndryshe ( shpresoj), por na pëlqen korrektesa".

TRI FJALË - "Receta" për të anuar peshoren nga kombëtarja italiane, sipas teknikut, është e thjeshtë: "Gjatë këtyre ditëve kam marrë aq shumë këshilla që, për t'i dëgjuar të gjitha, do të më duheshin muaj të tërë. Por, është diçka normale për cilindo trajner që ulet në stolin e përfaqësue­ses. Do luajmë ashtu si dimë ne: në fushë jemi 11 lojtarë që zbresim, jo 22. Zhorzhinjo? Ato që kam thënë në të kaluarën i mendoja dhe nuk ndryshoj mendim. Bernardesk­i? Mund të jetë i dobishëm, po

ashtu si gjithë të tjerët. Nëse ndodhen në grup, janë me siguri në gjendje t'i japin një dorë skuadrës. Tri fjalët janë zemër, vendosmëri dhe taktikë. Nëse do dimë t'i përdorim mirë, diçka do ndryshojë në krahasim me të premten, ku nuk funksionua­n".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania