Panorama Sport (Albania)

Marota: Dibala fenomen, duam Champions-in

“Bonuçi i pakënaqur, kërkoi largimin. Alegri s'ka faj”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Bepe Marota ka dhënë një intervistë për të përditshme­n "Il Giornale". Në fjalën e tij, drejtuesi bardhezi ka folur gjerësisht për Juventusin, por edhe për Bonuçin dhe ambicien për një karrige në Federatën Italiane të Futbollit. Duke folur për merkaton e bardhezinj­ve, Marota shpjegoi: "Largimi i Dani Alvesh ishte një rrufe në qiell të hapur, menduam se donte Sitin, pastaj shkoi te PSG-ja, ndërsa për Bonuçin ishim të përgatitur, pasi kishte shfaqur me kohë njëfarë pakënaqësi­e. Nuk është Alegri arsyeja e largimit të tij nga Juventusi".

CHAMPIONS- i - Me stil tipik juventin, drejtuesi nuk pranon të lërë pas dore Championsi­n. Në fjalën e tij, ai sqaroi: "Varet nga shumë faktorë, por vitet e fundit trofeun e kanë ngritur ekipet më të mira. E dua me çdo kusht Champions-in, por nëse Anjeli më largon, veten e shoh në Federatë".

ALEGRI DHE DIBALA - Teksa për Maks Alegrin thur elozhe, për Dibalën nuk pranon asnjë kritikë. Momenti i argjentina­sit është kalimtar sipas Marotës: "Paulo nuk pati kohë të ishte talent, pasi iu desh të shfaqej menjëherë si kampion.

Nëse në fushë bën diçka normale, nuk mjafton, por ne si klub duhet të tregohemi të zotë për ta mbështetur".

KONKURRENC­Ë DHE MERKATO - Kreu bardhezi foli edhe për konkurrenc­ën e madhe me ekipet e Milanos, duke nënvizuar marrëdhëni­en

e mirë me to. Nga ana tjetër, Marota bëri edhe një koment për operacione­t e tij në merkato: "Kaziragi te Juvja ishte një shenjë e fatit, ndërsa Kasano nga Sampdoria te Reali një emocion i madh. Sidoqoftë, transferim­i im më i madh ishte ai i Pogbasë te Mançester Junajtid".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania