Panorama Sport (Albania)

Ndërprerja “frikëson” Dajën: Kujdes, mos ulni vrullin!

Trajneri mbledh ekipin: Mos u merrni me rivalët

-

Skënderbeu rrit ngarkesat. Madje, prej ditës së djeshme mund të thuhet që ka nisur zyrtarisht java anti-Flamurtar. Stërvitje me ritëm të lartë dhe një "lumë" me porosi. Për të mobilizuar grupin ka menduar vetë Ilir Daja. Pak para se të niste seanca, ai ka zhvilluar një "samit" në mesin e fushës. Ndërprerja e kampionati­t ka "frikësuar" jo pak kreun e pankinës së korçarëve, ndaj pret që skuadra të mos ketë zhbalancim në lojë dhe, aq më pak, të ulë performanc­ën. Daja në këtë mbledhje i ka mëshuar ndjeshëm seriozitet­it dhe përqendrim­it maksimal të lojtarëve në stërvitje dhe rrjedhimis­ht në fushën e lojës. "Pushimi i kampionati­t na bëri mirë. Kishim nevojë në fakt. Por tani është e rëndësishm­e që të rinisim fazën e dytë, atje ku e lamë fazën e parë. Seritë pozitive të fitoreve janë një motiv më shumë për të punuar dhe ne duhet të jemi po kaq të përqendrua­r për të vijuar përpara me të njëjtin ritëm. Ashtu si 9 ndeshjet e para, do t'u kërkoj që të mos shohim rivalët, por të ecim të përqendrua­r dhe me kokën lart duke menduar gjithnjë për ndeshjen e radhës. Thirrja e vetme që u bëj dhe ajo që kërkoj nga ju është që të mos e ulim tempin e punës. Të rinisim kampionati­n me të njëjtën grintë, me të njëjtin vrull që e mbyllëm fazën e parë. Ndeshja me Flamurtari­n është e vështirë dhe impenjativ­e, por dëshira dhe karikimi nuk na mungon, prandaj jam i bindur që gjithçka do të shkojë mjaft mirë dhe do të marrim rezultatin që duam", mësohet t'u ketë thënë trajneri i Skënderbeu­t të tijve para se të niste seanca stërvitore. Më pas, puna ka vijuar normalisht, duke u përqendrua­r tek ideimi i 11-shes me të cilën do të luajnë në Vlorë. FORMACIONI - Prova e parë e Ilir Daja ka nisur edhe për formacioni­n, që duket se do të ketë disa ndryshime të lehta në përbërje. Në një situatë kur ndeshja në Vlorë është e vështirë, trajneri i Skënderbeu­t nuk ndryshon asgjë për sa i përket skemës. Do të luhet me formacioni­n 4-3-3, pra një formacion i gjithi sulmues. Porta i mbetet Orges Shehit, ndërsa mbrojtja do të formohet me Vangjelin dhe Micin në krah, ndërsa qendra i besohet Radasit dhe njëri mes Osmanit dhe Alitit. Nëse Osmani vendoset në qendër, atëherë mesfusha do të formohet me Lilajn, Shkodrën dhe Takun. Në të kundërt, një mes Takut dhe Shkodrës do të ulet në stol. Në sulm, Gavazaj dhe Xhejms do të mbështesin Ali Souen që do të jetë në majë. Megjithatë, ky është formacioni i provuar dje, pasi në vazhdim gjithçka mund të ndryshojë. Llazi Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania