Panorama Sport (Albania)

Nika zbulon Kastriotin: Nuk jemi ende në 100%

“Ndaj Besës do të luajmë në sulm, s’trembemi nga askush”

- LIRIDON PASHA

Kastrioti do të rinisë sot javën e dytë të përgatitje­ve për sfidën e fundjavës, të cilën do ta zhvillojë në transfertë ndaj Besës që aktualisht ndodhet në vendin e dytë në klasifikim. Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishm­e për krutanët, të cilët do të kërkojnë që të mbajmë ritmin e 7-të javëve të para të kampionati­t dhe nga ajo çka janë shprehur për gazetën, kjo do të jetë ndeshje radhe ku do të kërkohet me çdo kusht fitorja. Të njëjtin qëndrim mban edhe tekniku Samuel Nikaj, i cili në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" flet mbi ecurinë e deritanish­me, skuadrën, por edhe sfidën ndaj Besës.

Kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga fundi i fazës së parë, Kastrioti gjendet në krye me +5 pikë, e prisnit këtë start?

Jemi ekip me lojtarë të eksperienc­ës dhe kam pritshmëri karshi ekipit, nuk kënaqem kollaj. Megjithatë, deri tani jemi brenda objektivav­e.

Sa i kënaqur jeni me ecurinë e skuadrës deri më tani?

Jam 75% i kënaqur. Shembulli i performanc­ës është pjesa parë me Egnatian, pjesa dytë me Dinamon dhe ndeshja me Besëlidhje­n.

Dy barazime, asnjë humbje. Ju vjen keq për katër pikët e lëna me Tërbunin dhe Dinamon?

Kryesisht me Dinamon, sepse ia bëmë hyzmetin. Por, nuk kam pengje, deri tani kemi marrë atë që kemi dhënë.

11 gola të shënuar 3 të pësuar, statistikë fantastike. Cilat reparte kanë funksionua­r më mirë ?

Nuk është e drejtë të bëjmë ndarje të këtij lloj, por kemi përmirësua­r diçka në fazën e posedimit, na mungon diçka në lojën pa top, ndërsa në tranzicion jemi shumë mirë.

Edhe pse keni ecuri mjaft të mirë, deklaruat se në shumë ndeshje loja e skuadrës nuk ka qenë ashtu siç e keni pritur. Çfarë nuk shkon te skuadra? Janari është afër, në cilat pika po mendoni ndërhyrje?

Skuadrës i ka munguar ritmi sepse një pjesë e mirë e lojtarëve vjet kanë luajtur pa objektiva, si ata të Kastriotit, por dhe të Korabit. Kjo i ka penalizuar pak, por tani janë në ritëm. Për merkato se besoj se kemi nevojë, pasi jemi të kompletuar.

Përballje me vendin e dytë, e vështirë, ndeshje radhe, apo... Si e shikoni takimin me Besën?

Thjesht e njëjta moto si në fillim: çdo ndeshje si finale dhe respekt çdo kundërshta­r, por frikë asnjë. Ajo që them me siguri, është se do luajmë në sulm me presing ultra-ofensiv.

Dhe së fundi, humbja ndaj Kastriotit solli "furtunë" në Lezhë, keni një koment?

Asnjë koment. Kam respekt për njerëzit në atë klub, kam kaluar shumë mirë në Lezhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania