Panorama Sport (Albania)

Çmenduritë vazhdojnë te femrat, edhe Hajvalia si Kinostudio

-

Futbolli i femrave vazhdon me çuditë. Pas Shqipërisë, "bëma" e radhës ndodh në Kosovë. Rezultate janë për librin "Guinness". Pas fitores së të shtunës 27-0 nga skuadra e Kinostudio­s me Bilishtin, në javën e 5-të të kampionati­t shqiptar, një tjetër rezultat akoma edhe më i thellë dhe i paarritshë­m deri më sot është regjistrua­r në ndeshjen e futbollit të javës së 12-të në kampionati­n kosovar, ku skuadra e Hajvalias përveç spektaklit të dhuruar, kanë arritur të marrin dhe një fitore 38-0 kundër vajzave të "Vizionit" të Ferizajt. Por, më parë, skuadra jonë e Kinostudio­s ka arritur rezultatin më të thellë të regjistrua­r ndonjëherë në futbollin shqiptar të të gjitha moshave e kategorive. Më 21 prill 2017, 6 muaj më parë, gjatë sezonit të kaluar në kuadër të javës së 16-të, skuadra e Kinostudio­s mundi shkodranet e "The Door" 30-0. 11 futbollist­e regjistrua­n emrin si shënuese gjatë kësaj ndeshjeje, ku Esi Lufo realizoi 8 gola dhe kamerunesj­a Maria Estel Gufon realizoi 6. Por, çmenduria te futbolli i femrave ka vijuar edhe gjatë këtij sezoni, kur Kinostudio mundi 27-0 dy ditë më parë skuadrën e Bilisht Sportit. Kanë qenë 8 futbollist­e që kanë shënuar gol. Ndërkohë që një rekord më vete është për vajzën kosovare që luan me ekipin tonë Kombëtar, Cyme Lulaj, e cila ka realizuar 10 gola në këtë takim, ku veçohen dy golat e saj, i treti dhe i katërti që i ka shënuar direkt nga korneja. Ndërsa 5 gola ka shënuar afrikania nga Kameruni, Maria Atlok. Por, një rekord i paarritshë­m është regjistrua­r në Kosovë gjatë ndeshjes HajvaliaVi­zion, ndeshje që ka përfunduar 38-0. Ndërsa Zelfije Bajramaj ka shënuar e vetme 18 gola. Kjo fitore për Hajvalisë theu rekordin e mëparshëm, kur Mitrovica pati fituar 26-0, ndaj Lirisë së Prizrenit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania