Panorama Sport (Albania)

Zhorzhinjo e Gabiadini, Italia bën eksperimen­t

Florenci në fushë, Insinje nuk merr sërish “besimin”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Igjithë opinioni sportiv italian priste ndryshime pas ndeshjes së parë të humbur në Stokholm, por zgjedhjet e Xhampiero Venturës në pritje të sfidës së sotme mund të jenë surpriza të mëdha. Ajo që stonoi në ndeshjen e vajtjes ishte xhirimi i ngadaltë i topit dhe për këtë arsye, trajneri i Italisë do të lërë jashtë edhe Daniele De Rosin. Mungesa e Marko Verratit, i vetmi fantazist në skuadër, është e detyrueshm­e si rrjedhojë e kartonit, por Ventura ka vendosur që të ndryshojë thuajse rrënjësish­t skuadrën për të kapur ndoshta edhe në befasi kundërshta­rin. Për këtë arsye, në stërvitjen e fundit është provuar sërish një 3-5-2, edhe pse 4-33 mund të jetë një opsion i minutës së fundit, por formacioni i titullarëv­e është një surprizë e vërtetë. Pas Verratit për karton, do të lihet jashtë edhe De Rosi, por edhe sulmuesi Andrea Beloti. Ndërsa të gjithë prisnin që të kishte një shans për napolitani­n Lorenco Insinje, në të vërtetë trajneri "axurr" duket se do t'i japë një shans Manolo Gabiadinit, sulmuesit të Sauthempto­nit, i cili mund të rishohë fanellën e titullarit pas një kohe shumë të gjatë përkrah Çiro Imobiles. Në mesfushë, në vend të De Rosit do të luajë shoku i tij i skuadrës, Florenci, ndërsa regjinë e lojës do ta ketë në këmbët e tij, Zhorzhinjo. Italo-braziliani ka shansin e madh për të treguar vlerat e tij, duke parë edhe sezonin fantastik që po bën me Napolin. Ky do të jetë gjithashtu një rast për Italinë (me shpresën që do të shkëlqejë), jo vetëm për të fituar një zgjedhje të re në skuadër, por edhe për t'ia "djegur" Brazilit, i cili po mendonte ta grumbullon­te Zhorzhinjo­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania