Panorama Sport (Albania)

Tre fantazistë për të ndalur agjërimin e golit te Milani

-

Suso, Çalhanoglu apo Bonaventur­a, është kjo dilema e fundit e Montelës në përpjekje për të ndalur Napolin. Ndoshta të tre së bashku nuk është një rreshtim që jep garanci në letër, por të paktën ekuacioni është i zgjidhshëm, megjithëse duhen bërë disa modifikime të rastit. Kundërshta­ri në këto raste ka rëndësinë e tij, por rezultati përmes lojës së bukur kërkon edhe doza të larta fantazie, çka mund të shtyjë Montelën të tentojë një treshe lojtarësh pas sulmuesit të vetëm. Me Suson të domosdoshë­m, Çalhanoglu­në që përfaqëson një investim të rëndësishë­m dhe Bonaventur­ën që garanton sasi dhe cilësi, trajnerit kuqezi i mbetet të pikasë të sakrifikua­rin, pasi dukshëm nuk ka vend për të gjithë të ardhurit e rinj. EKSPERIMEN­TE - Bonaventur­a ka qenë një ndër lojtarët kyç të sezonit të kaluar që, së bashku me Suson, i mundësuan Milanit një vend në Europë. Për momentin, ai është një ngjitës shumë i mirë i mesfushës me sulmin. Napoli nuk është rivali i duhur për të eksperimen­tuar tre fantazistë nga minuta e parë, ndaj Montela mund t'i besojë Bonaventur­ës në vend të Çalhanoglu­së, i cili në ndeshjet e fundit nuk është se ka shkëlqyer. Turku ka ende vështirësi taktike, përveç atyre gjuhësore dhe konkurrenc­a me homologun duket e humbur në këtë moment. Skema me dy fantazistë, e përdorur deri më sot, ka ekuilibër dhe, nëse përdorimi i saj shihet si plan afatgjatë, në mos për tre, për dy fantazistë do të ketë gjithnjë vend. Triada e fantazisë është përdorur për disa minuta edhe ndaj AEK-ut në "San Siro", por rolet e secilit nuk ishin në një linjë siç synon ideja më e re e Montelës. Deri më tani, tekniku kuqezi ka ndryshuar disa formacione dhe rreshtime për të marrë më të mirën prej lojtarëve me peshë të ekipit, ndaj nuk përjashtoh­et një tjetër revolucion që të ndihmojnë edhe vijën e parë, sidomos tani që mbrojtja ka një aset të përcaktuar. POTENCIALI - Moduli 3- 5- 2 me kalimin e ndeshjeve ka pësuar një zhvillim, duke kaluar në 3- 4- 2- 1. Fantazisti i dyfishtë garanton një ekuilibër më të madh në fazën mbrojtëse dhe një vlerë të shtuar në aspektin ofensiv. Ky kalim modulësh do të plotësohet përfundimi­sht kur Milani të fillojë të shtojë numrin e golave në raport me goditjet në kuadrat. Siç thamë, deri tani rendiment të lartë ka garantuar vetëm Suso, teksa Bonaventur­a ka humbur shtatë ndeshje deri tani mes Ligës së Europës dhe Serisë A. Çalhanoglu vazhdon të ketë shanse me bollëk, e megjithatë nuk po arrin t'i shfrytëzoj­ë, edhe pse është një goditës konstant i portave rivale. Jo gjithçka turku ka bërë ka qenë negative, sidomos në nivel goditjesh dhe rastesh të krijuara, por si mbajtës i numrit dhjetë prej tij pritet shumë më shumë. Teksa Montela kërkon dilema dhe jo probleme, fantazistë­t kuqezi presin shansin, cilësia e trumbetuar në muajt e fundit duhet të dalë në pah sa më shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania