Panorama Sport (Albania)

Cana: Një ditë mund të zë vendin e Dukës

"Sulmuesit më të vështirë( Aguerro tek Atletiko dhe Higuain kur nuk është mbipeshë"

-

Të pathëna nga dhomat e zhveshjes, momente vësh tirësie në komunikim mes lojtarëve që janë nga ek stremet veri dhe jug, si dhe pyetje në lidhje me të ardhmen e tij në politikë apo edhe në krye të institucio­nit të futbollit në vend, FSHF-së. Lorik Cana u ka dhënë përgjigje pyetjeve në emisionin "Xing me Ermalin" në TV Klan, herë duke iu përshtatur humorit të moderatori­t Ermal Mamaqi dhe herë duke ruajtur seriozitet­in dhe modelimin e tij serioz në të përgjigjur. Ish-kapiteni i Kombëtares ka treguar disa nga sekretet e kuqezinjve në dhomat e zhveshjes, si dhe disa nga detajet që kanë të bëjnë me familjen e tij. Lorik Cana ka rrëfyer edhe për sulmuesit më të vështirë, me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij.

Pse u tërhoqët nga futbolli, mos vallë mendoni që t'i zini vendin Armand Dukës?

A e kam menduar? Sinqerisht jo, por a mund të bëhem? Pse jo?

Si bëhej komunikimi mes lojtarëve nga veriu dhe atyre nga jugu, ose lojtarëve nga trevat e tjera?

Me raste kishte vështirësi, kishte edhe momente kur lojtarë të rritur në vende të ndryshme flisnin dialekte të ndryshme të shqipes. Për shembull, Gashi, i rritur në Zvicër, nuk e kuptonte me raste Kaçen, e rritur në Greqi, kur fliste në shqip dhe më kthehej shpesh me fjalët 'Çfarë thotë ky!' kur e dëgjonte ndërsa fliste. Një herë, kur po ecnim në një aeroport para disa dyqaneve me pajisje elektronik­e, dëgjoj zëra në anglisht (e këndshme, shikoje këtë). Ishin Kaçe me Gashin. Më thanë se merreshin vesh më mirë ashtu.

DHOMAT E ZHVESHJES

Kush ka më shumë lesh në trup?

Ndoshta Elseidi (Hysaj) ose Sadiku.

Kush nuk lahet lakuriq në dushe?

Janë këta që janë pak më shumë besimtarë, që mund të lahen me brekë se janë të turpshëm. Mërgimi lahet me brekë, i ka ndodhur edhe pa brekë. Po të gjithë të tjerët lahen pa brekë.

Kush vonohet më shumë për t'u larë?

Nëse luanim në Shqipëri laheshim shpejt se donim të takonim familjarët. Kur laheshim jashtë ishte qetësi, unë isha gjithmonë nga më të fundit.

Kush kujdeset më shumë për pamjen e jashtme?

Ka të kujdesshëm, Sadiku është shumë i kujdesshëm. Kush flet me fjalë të pista? Të gjithë, përveç Mërgimit.

Qenka Mërgimi gjithandej, edhe më i turpshmi, edhe djali që nuk flet me fjalë të pista

Po, po! Mërgimi është fiks për t'u martuar.

Kush merrte ushqime me vete dhe kishte gjithmonë dëshirë të hante diçka edhe fshehurazi?

Berisha, madje kur vinim në grumbullim dhe kishim ditën e familjarëv­e, kur vinin për t'i takuar ata i sillnin ëmbëlsirë nga Kosova.

Kë prej lojtarëve e pret bashkëshor­tja apo e fejuara nga dhomat e zhveshjes deri në parkim?

Ajo është gruaja ime, Monika (qeshX).

Pse nuk jeni bërë kasap si të gjithë "Cana"-t, do kishit punuar deri në moshën 65 vjeç?

Është e vërtetë që e kemi një zanat të moçëm. Gjyshi im, Musa Cana, ka qenë kasap dhe vazhdon edhe një pjesë e familjes sime të bëjë këtë profesion ose të ketë restorant mishi. Në Prishtinë ka pasur historikis­ht qebaptore Cana. Ishte babi që nuk u bë kasap i pari dhe e theu zinxhirin familjar.

A keni menduar ndonjëherë që të bëheni kryeminist­ër? Në politikë, jo! Edhe po të doja, nuk jam i kompletuar mjaftueshë­m për t'u bërë kryeminist­ër.

Kush ka qenë sulmuesi që ju ka vënë më shumë në vështirësi?

Ka pasur shumë. Të dy kanë qenë nga Argjentina. Kun Aguerro me Atletikon e Madridit në Champions, kur isha me Marsejën dhe kur është në formë e që nuk ka mbipeshë, Higuain.

Futbollist lind apo bëhesh?

Bëhesh.

A të ka ndryshuar si njeri fakti që je bërë prind? Patjetër, më ka ndryshuar shumë. Si çdo njeri, kur je prind e vendos çdo pikëpamje të jetës me fëmijën në pamje të parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania