Panorama Sport (Albania)

Shtyhet Vllaznia-Lushnja, FSHF “prish” garën

Pranohet kërkesa e shkodranëv­e, reagojnë ashpër Teuta dhe Flamurtari

- JORGIS MEMO

Ndeshja Vllaznia- Lushnja, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, nuk do të zhvillohet nesër, ashtu siç dhe ishte parashikua­r nga FSHF, por është shtyrë për më datën 22 nëntor. Lajmin e konfirmoi për "Panorama Sport" vetë shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi...

Ndeshja VllazniaLu­shnja, e vlef shme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore, nuk do të zhvillohet nesër, ashtu siç dhe ishte parashikua­r nga FSHF, por është shtyrë për më datën 22 nëntor. Lajmin e konfirmoi për "Panorama Sport" vetë shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi. Ai sqaroi se gjithçka është bërë në mirëkuptim me klubet. "Ndeshja do të luhet më 22 nëntor, ora 14:00, në stadiumin e Shkodrës. Pati mirëkuptim nga të dy klubet", ka sqaruar shefi i garave.

U CENUA GARA

Për javën e 10-të do të luhen vetëm katër takime, të ndara në dy ditë (të mërkurën dhe të enjten). Vendimi i papritur i institucio­nit të futbollit shqiptar për shtyrjen e Vllaznia-Lushnja, cenon rëndë garën pa nisur ende faza e dytë. Së pari, FSHF pranoi kërkesën e shkodranëv­e për shtyrje të takimit dhe refuzoi idenë e Lushnjës për të luajtur këtë ndeshje, ashtu siç ndodhi javën e kaluar me VllazniaSk­ënderbeu. Për të njëjtën arsye, pra problemit të fushës "Loro Boriçi", shkodranët pranuan të këmbenin takimet me korçarët. Pra, ndeshja e fazës së parë të luhej në stadiumin "Skënderbeu", ndërsa ajo e vlefshme për fazën e dytë, të zhvillohej në "Loro Boriçi". Me sa duket, FSHF nuk ka pyetur aspak për barazinë e garës, pasi klube si Teuta dhe Flamurtari, që do të luajnë për javën e 11-të ndaj Vllaznisë dhe Lushnjës, nuk do të jenë në kushte të njëjta me rivalët. Kësisoj, shkodranët dhe lushnjarët do të pushojnë 16 ditë, ndërsa nesër dhe pasnesër durrsakët dhe vlonjatët do të jenë në fushë për takimet e radhës. Natyrshëm, më 19 nëntor, kur janë parashikua­r ndeshjet Lushnja-Flamurtari dhe Teuta-Vllaznia, ekipet që pushuan në mesjavë do të jenë më të freskëta. Kjo tolerancë e FSHF-së që në këtë moment krijon një precedent të rrezikshëm për vazhdimësi­në e garës.

FRIKA E SHKODRANËV­E

Pse Vllaznia pranoi të luante në Korçë ndaj Skënderbeu­t dhe nuk bëri të njëjtën gjë kundër Lushnjës?! Duket qartë se shkodranët janë frikësuar për të vijuar me ndryshimin e ndeshjeve, nisur edhe nga fakti se përballë kanë një rival direkt si Lushnja që, nëse luante në "Roza Haxhiu" me kuqeblutë, do ta kishte më të lehtë për të marrë pikë. Ndërsa kundër Skënderbeu­t

shkodranët luajtën me "blofin", pasi nuk kishin asgjë për të humbur ndaj një kundërshta­ri të pathyeshëm deri më tani. Një ide ishte që takimi të luhej në stadiumin e Krujës, por edhe kjo pistë ra poshtë prej kushteve jo të mira të fushës.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së parë, Lushnja-Vllaznia 0-2, e luajtur në Fier
Çast nga ndeshja e fazës së parë, Lushnja-Vllaznia 0-2, e luajtur në Fier
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania