Panorama Sport (Albania)

Shqipëria i jep “dajak” Turqisë

Bind ekipi i Panuçit, efikasitet më shumë se kurrë në sulm dhe mesazh pozitiv nga të rinjtë

- JORGIS MEMO

Dopio- Sadiku dhe goli i parë i Eros Grezdës si kuqezi. Shqipëria "pushton" Turqinë edhe me 10 lojtarë, në një ndeshje ku ekuilibrat u prishën vetëm pas kartonit të kuq të mesfushori­t Ledian Memushajt, që u ndëshkua pa u mbyllur ende pjesa e parë. Skuadra e Kristian Panuçit u fut në fushë me shumë personalit­et dhe arriti të godasë kundërshta­rin në momentin më të mirë. Odise Roshi u bë protagonis­t i dy asisteve fantastikë për Armando Sadikun, i cili edhe dje tregoi se nuk fal para portës. Bomberi elbasanas ishte në kohën dhe vendin e duhur duke eklipsuar mbrojtësit turq, ndërsa tashmë sheh të kalojë në renditjen e golashënue­sve edhe ishsulmues­in Igli Tare. Me 11 gola të shënuar, Sadiku barazon njëkohësis­ht Altin Rrakllin dhe Hamdi Salihin. Një ndeshje fantastike edhe për Grezdën, që konfirmon sërish se është një lojtar i fituar në Kombëtare. Edhe pse me një lojtar më pak për afro një orë lojë, sërish kuqezinjtë treguan karakter dhe në njëfarë mënyrë vulosën fitoren. Një ndeshje pozitive në shumë aspekte, edhe për faktin se u provuan dy lojtarë të rinj si Ajdareviç e Qaka. PJESA E PARË

Panuçi guxon me skemën duke e nisur me 4- 3- 3. Sadikun e mbështesin Roshi dhe Grezda nga krahët, ndërsa ekuilibrat në qendër të mesfushës iu besuan Lilajt. Turqia mundohet të imponohet në lojë me sulmuesin Cenk Tosun, që sa herë prek topin, është një rrezik konstant për kuqezinjtë. Gjithsesi, goditjet radhazi të bomberit të Beshiktash­it evitohen lehtësisht nga portieri Berisha, që dje mbante edhe shiritin e kapitenit. Ekipi i drejtuar nga rumuni Mirçea Luçesku mundohet të shtyjë përpara, por është i paqartë sa afrohet në zonën kuqezi. Shqipëria shfrytëzon në mënyrën më të mirë shpejtësin­ë e Roshit, që është në një ditë të shkëlqyer dhe bën çfarë të dojë me mbrojtësit turq. Nga një inkursion i mesfushori­t vjen edhe goli i parë, teksa Sadiku nuk mendohet dy herë brenda zonës. Turqit shokohen dhe më pas kapen lehtësisht në befasi thuajse në çdo zbritje të kuqezinjve. Goli i dytë nuk vonon dhe skema është e njëjtë, me të vetmin

ndryshim, që këtë herë Roshi gjen kokën e Sadikut, i cili e dërgon topin në trekëndësh. Ndeshje perfekte për 40 minuta, por që për habi merr një goditje nga vetë kuqezinjtë. Memushaj harron që është ndëshkuar me të verdhë dhe pas një ndërhyrje të parregullt

lë Shqipërinë me 10 lojtarë. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me avantazhin 0-2. PJESA E DYTË

Pas pushimit Luçesku nuk duron dhe menjëherë bën tri zëvendësim­e. Turqia ndryshon si me telekomand­ë dhe arrin të shkurtojë diferencën

me golin e Ynder. Kuqezinjtë kapen "mat" në mbrojtje nga një aksion me shumë pasime i turqve. Presioni i madh i vendësve bën që Shqipëria të shpërfytyr­ohet duke rrezikuar të pësojë golin e dytë, këtë herë nga Tosun. Por, për të "vrarë" takimin mendon Grezda. Pas një krosimi në zonë të Xhakës, ku Sadiku në tentativë për të goditur u rrëzua brenda zonës, është lojtari

nga Gjakova që përfiton duke lëshuar një të majtë spektakola­re dhe 1- 3 për Shqipërinë. Loja është shumë e hapur dhe bëhet më intriguese kur vetëm pas pesë minutash nga goli i Grezdës, turqit shënojnë të dytin me të sapofuturi­n Akbaba. Një aksion model, ku mbrojtësit dhe portieri kuqezi nuk kishin çfarë të bënin. Në "lojë" futet Panuçi, që hedh njëherësh në fushë dy lojtarë me tipare

mbrojtëse si Ajeti dhe Aliji, si dhe debutuesin Kamer Qaka. Turqia bën volum të madhe loje, por në 20 minutat e fundit nuk krijon asnjë rast të pastër. Madje është sërish Grezda që kërcënon portën e Volkan Babxhan. Panuçi aktivizon edhe Lilën e Ajdareviçi­n, ndërsa shpresa e turqve për barazim venitet dhe as minutat shtesë nuk sjellin ndryshime. Gjithçka mbyllet me fitoren 2-3 të kuqezinjve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania