Panorama Sport (Albania)

Heroi Sadiku: Me Roshin e Grezdën shënoj më lehtë

Sulmuesi futet në listën e goleadorëv­e më të mirë kuqezinj

-

Armando Sadiku ishte heroi i Kombëtares kuqezi në ndeshjen e djeshme duke arritur të shënojë një dygolësh të artë, çka ka konfirmuar edhe njëherë tjetër momentin e mirë që po kalon. Në një prononcim të shkurtër për TVSH- në pas ndeshjes, Sadiku është shprehur: "Besimi nuk më mungon në asnjë ndeshje. Gjithmonë kur futem para ndeshjes, mendoj se do shënoj. E përgatis ndeshjen në mënyrën time". Ndërkohë, ai ka falënderua­r edhe Odise Roshin për pasimet që i ka dhënë duke theksuar se me mesfushori­n kuptohet shumë mirë si brenda, ashtu edhe jashtë fushe. "Mes nesh sulmi funksionon, kam miqësi të mirë edhe jashtë fushe. Ia dimë kualitetin njëri- tjetrit. Ai mund ta driblojë gjithmonë mbrojtësin që e ndjek dhe unë gjithmonë e shoh sepse e di që do më pasojë. Kemi lojtarë driblues në kombëtare, si Roshi e Grezda, që ma bëjnë të lehtë të shënoj", ka përfunduar sulmuesi kuqezi, që luan në kampionati­n polak të futbollit te Legia e Varshavës, ku gjithashtu po bën një paraqitje të mirë.

Rekordi - Me dy golat e shënuar dje, Armando Sadiku është shumë pranë thyerjes së

rekordit si lojtari që ka arritur të grumbulloj­ë numrin më të madh të golave me fanellën kuqezi. Aktualisht, sulmuesi elbasanas ka shkuar në 11 gola, po aq sa ka edhe Hamdi Salihi e Altin Rraklli. I pari vazhdon të jetë në aktivitet, por nuk është pjesë e Kombëtares. Ndërkohë, që Sadiku ka arri-

tur të kalojë Igli Taren që është në kuotën e 10 golave me fanellën e Kombëtares si dhe Sokol Kushtën. Por, duke parë moshën e Sadikut relativish­t të re dhe duke parë ecurinë e tij në ekipin Kombëtar, gjasat janë që në të ardhmen ai të kthehet në golashënue­sin më të mirë me fanellën kuqezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania