Panorama Sport (Albania)

Panuçi: Kjo është skuadra ime

"Vuajtëm në pjesën e dytë, por më kënaq fakti që lojtarët i kuptojnë idetë e mia"

-

Fitorja në miqësoren e djeshme ndaj Tur qisë ka kënaqur jo pak trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi, i cili, më shumë se rezultati, kërkon që të vlerësohet loja që kanë bërë futbollist­ët e tij. Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes për "TVSH", numri një i stolit të kuqezinjve është shprehur i kënaqur duke thënë se lojtarët kanë arritur të kuptojnë mentalitet­in e tij të lojës, të cilin e ka praktikuar gjatë gjithë javës stërvitore.

Jeni i kënaqur nga fitorja dhe ndeshja që zhvilloi skuadra juaj në sfidën e sotme (dje)?

Ishte një ndeshje shumë e vërtetë. Kemi luajtur deri në momentin e fundit. Ishte fryti i një pune dhe i angazhimit gjatë gjithë javës. Nuk ka miqësore në ekipin kombëtar. Skuadra përfaqësue­se shkon përtej këtyre ndeshjeve.

Megjithatë keni pasur probleme në mbrojtje?

Duhet të punojmë. Kemi pësuar dy gola të evitueshëm. Por edhe ata kanë lojtarë cilësorë.

U dukët shumë i irrituar në momentin e kartonit të kuq. E kishit me gjyqtarin apo me Memushajn?

Nuk lejoj asnjë futbollist të kalojë në konfrontim­e të tilla, aq më tepër me arbitrin, ndaj u nxeha me Memushajn në ato momente kur ai u ndëshkua. Ju kanë bindur lojtarët e rinj që janë bërë pjesë e skuadrës?

Jam i kënaqur me prezantimi­n e tyre. Janë pjesë e ekipit kombëtar për të përgatitur një grup të plotë për kualifikue­set e Europianit.

Kombëtarja e mbylli vitin 2017 me fitore. Çfarë duhet të presim vitin e ardhshëm?

Nuk bëhet fjalë për një fitore. Kemi bërë një futboll shumë të mirë. Jemi detyruar të vuajmë pjesën e dytë. Mënyra sesi e arritëm triumfin

është më e rëndësishë­m se fitorja. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi djemtë po e perceptojn­ë atë që unë dua. Do të vijojmë me qetësi dhe seriozitet. Një diçka që dua të them është që nuk di sa vite kishte pa fituar Shqipëria me Turqinë.

Meqë jemi para ndeshjes me Italinë, do ta ndiqni ndeshjen ndaj Suedisë?

Unë jam italian. Do të jem krenar në qoftë se Italia kalon, por nuk kam ku ta ndjek ndeshjen në hotel. Por, do të mundohem ta shoh në telefon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania