Panorama Sport (Albania)

rezda: olin ia dedikoj babait, ju tregoj festën

"Vrapova direkt drejt stolit, fanellën si kujtim gjithë jetën"

- OLSI TUJANI

Puna dhe forma e mirë iu shpërblyen më në fund edhe me gol në Kombëtare. Goli i tij i parë në Kombëtare shërbeu për t'u dhënë fitoren kuqezinjve në miqësoren 2-3 në Turqi. Eros Grezda, i cili ka shoqëruar edhe trajnerin Panuçi në konferencë­n për mediat pas ndeshjes, ka treguar emocionet e këtij realizimi, si dhe ndjesinë e shpërthimi­t dhe festën që bëri me trajnerin.

GOLI I PARË - Eros Grezda realizoi golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares dhe për këtë ka treguar ndjesinë dhe emocionet. "Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim, edhe pse ishim me një futbollist më pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares", është shprehur Grezda.

MERKATO DHE LACIO - Forma e mirë në Kombëtare, por sidomos paraqitjet pozitive javë pas jave me Osijekun, e kanë bërë që të lakohet edhe për një transferim të mundshëm te Lacio apo ekipe të një niveli të lartë. Megjithatë, mesfushori bën me dije se mendon vetëm për aspektin e fushës. "Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut. Nuk dua të flas për zërat rreth merkatos, pasi kam babanë që merret me pjesën jashtë fushës", ka vijuar mesfushori.

PËRQAFIMI ME PANUÇIN - Golin e tij të parë, Grezda e festoi pikërisht me trajnerin e Kombëtares. "Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më

shkoi në mendje për të vrapuar ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova", ka deklaruar Grezda në përfundim të ndeshjes.

FANELLA - "Nuk do t'ia jap asnjërit. Do ta ruaj si kujtim për gjitjhë jetën", ka përfunduar mesfushori i Kombëtares.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania