Panorama Sport (Albania)

Hafizi: Pasiguri në mbrojtje, Roshi më i miri

-

Ish-trajneri i Kombëtares nuk i ka fshehur elozhet për lojën e kuqezinjve dhe mënyrën si u arrit fitorja. Astrit Hafizi, në daljen e tij për "Super Sport" pas ndeshjes, ka deklaruar se Shqipëria tregoi qartësi në ato pak herë që doli në sulm. Mirëpo, gjatë fjalës së tij, ishtrajner­i i përfaqësue­ses, i cili ka arritur fitoren e thellë 1-4 në Turqi, në krye të kuqezinjve, në vitin 1998, ka nënvizuar pasigurinë në mbrojtje.

FITORJA - "Kishte gjëra shumë pozitive për ne. Në ndeshje të tilla miqësore kemi mundësi të verifikojm­ë formën e lojtarëve, të cilët duan të tregojnë sa vlejnë në këtë fund të edicionit me Kombëtaren dhe të bindin trajnerin që janë të vlefshëm. Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe deri në momentin kur doli Memushaj me karton të kuq, ishim shumë të saktë. U mbrojtëm shumë mirë, nuk sulmuam shumë, por shfrytëzua­m mirë hapësirat dhe paqartësit­ë e mbrojtjes turke, me Roshin që ishte perfekt, ashtu si Sadiku. Dalja e Memushajt na tronditi, por më pas patëm forcë për të shënuar sërish, falë hapësirave të krijuara".

SULMI- "Grezda kohët e fundit është rritur jashtëzako­nisht, luan shkëlqyesh­ëm dhe ka shpejtësi e siguri të pabesueshm­e. Roshi ishte gjithashtu perfekt, më i miri në fushë sot (dje), me depërtimet e tij. Mbrojtja ishte reparti më i dobët sot, patëm probleme, u dhamë shumë raste kundërshta­rëve, Turqia gjuajti shpesh dhe krijoi raste".

NDËSHKIMI- "Një lojtari të ri i falen disa gabime, por Memushajt nuk i falet të marrë dy kartonë në atë mënyrë. Po të bënte faull taktik, ia vlen". ka deklaruar Hafizi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania