Panorama Sport (Albania)

Kapiteni Beqiri kërkon ndihmën e tifozëve për të mundur Teutën

-

Përballja me Teutën meriton vlerësim dhe përqendrim për të gjithë aktorët dhe faktorët sportiv në qytetin e Gjirokastr­ës. Nisur nga rezultatet e fundit që kanë rezervuar sfidat mes dy skuadrave, Luftëtari mbetet pa dyshim ekipi që shihet si triumfuesi i radhës. I këtij mendimi është dhe kapiteni i Luftëtarit, Orjad Beqiri, i cili për "Panorama Sport" pohoi se skuadra beson te trepikëshi në shtëpi. "Kemi një ndeshje të vështirë kundër një skuadre që duhet pasur respekt dhe kujdes maksimal, pavarësish­t renditjes që ndodhet në këtë moment. Teuta ka në përbërje lojtarë mjaft të mirë. Ndërkohë që nga ana jonë e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë gjatë kësaj periudhe, ku edhe besojmë se duke dhënë gjithçka në fushë, do dalim me tri pikë në fund të ndeshjes", u shpreh fillimisht kapiteni Beqiri. Kushtet e vështira të motit që kanë shoqëruar prej ditësh qytetin e Gjirokastr­ës duket se nuk e kanë stepur stafin teknik të Luftëtarit dhe ekipin për të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen e nesërme me Teutën. Interesimi i tifozëve gjirokastr­itë javë pas jave duket se do të jetë një arsye më shumë për të pranuar në shkallët e stadiumit "Gjirokastr­a" prezencën e tyre, për të cilët Beqiri ka dhe një thirrje: "Jemi me ju! Gjendemi pranë jush, ndaj dhe kërkojmë mbështetje­n e tifozëve gjirokastr­itë. Së bashku do të bëjmë më të mirën për këtë ekip, ndaj besoni te ne dhe drejtuesit aktual. Luftëtari është skuadra që meriton mbështetje dhe sensibiliz­im në çdo moment, ndaj dhe ju ftoj të jeni lojtari i 12-të, pjesë e ndeshjes ndaj Teutës!". Luftëtari pas 9 javëve të fazës së parë pozicionoh­et i 8-ti në klasifikim me pikë të barabarta sa dhe Teuta. Diferenca mes golave të shënuar dhe të pësuar e rendit skuadrën durrsake në vendin e shtatë në klasifikim. Nisur nga ky fakt, si dhe atmosfera e skuadrave ballafaque­se, takimi i së mërkurës në Gjirokastë­r pritet të jetë shumë i zjarrtë. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania