Panorama Sport (Albania)

Gjika: Idrizi të nxjerrë dokumentet

rnest joka u shmanget replikave Nuk kam asnjë koment, kjo çështje s'më përket mua

- ERMAL SIKA

Shpëtim Gjika nuk pranon që t'u përgjigjet akuzave më të fundit të Sinan Idrizit. Ish-presidenti i Flamurtari­t kërkon që Idrizi të nxjerrë fakte dhe dokumente zyrtare për deklaratat që bën dhe jo të shprehet në kuadrin e fjalëve për këto çështje. "Panorama Sport" kontaktoi dje ish-kryebashki­akun e Vlorës, Shpëtim Gjika, për rastin më të fundit, ku klubit i ka mbërritur ultimatum për 6 mijë euro për shtëpitë me qira të ish- trajnerëve, Ernest Gjoka dhe Hulian Rubio. Ish-presidenti më jetëgjatë dhe pasionant i Flamurtari­t, Shpëtim Gjika, nuk pranon që të replikojë me drejtuesin aktual të klubit, të cilit vetë i besoi Flamurtari­n, por kërkon që të mos abuzohet me deklarata të tilla. "Nuk kam asnjë koment për këtë çështje dhe nuk më pëlqen që të bëj replika në gazeta. Ju si gazetar përse nuk e pyesni zotin Idrizi, ku i ke dokumentet, na i jep dhe na i vendos në dispozicio­n. Të dalin dokumentet për këtë gjë dhe të shikohet ku është firma ime aty. Në këto kushte nuk mund të flas. Nuk kam koment", tha Gjika duke iu përgjigjur interesimi­t të gazetës.

GJOKA - As ish- trajneri Ernest Gjoka nuk komenton deklaratat e administra­torit

Sinan Idrizi. Ky i fundit tha dy ditë më parë për gazetën se Gjoka duhet ta paguajë vetë këtë detyrim, pasi ka jetuar në atë shtëpi. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", ishtrajner­i i Flamurtari­t, Ernest Gjoka, tha se kjo është një çështje që nuk e shqetëson aspak,

pasi nuk i përket atij. "Nuk kam asnjë koment për deklaratat e administra­torit Sinan Idrizi. Është diçka që nuk më përket mua. Kjo nuk është lufta ime dhe nuk kam se përse të shqetësohe­m apo të reagoj. Nuk kam asnjë koment për të bërë", tha Gjoka, i cili ishte ndër trajnerët që ka qëndruar më shumë në Vlorë dhe aktualisht është në krye të Vllaznisë së Shkodrës. Nëse nuk shlyhet brenda 30 ditëve detyrimi prej 6 mijë eurosh për akomodimin e dy ish- trajnerëve, rrezikohet bllokimi i llogarive bankare të klubit.

BILETAT - Flamurtari ka publikuar dje çmimet e biletave për ndeshjen e së enjtes ndaj Skënderbeu­t, që do të luhet në orën 17:00. Hyrja për femrat do të jetë si gjithmonë falas. Bileta në tribunën qendrore do të kushtojë 700 lekë, në tribunat A dhe B, 400 lekë, ndërsa në tribunën C 200 lekë. Klubi bën thirrje për sa më shumë pjesëmarrj­e në këtë ndeshje, duke qenë se ndeshja e kaluar në Vlorë u luajt pa tifozë. Pas pushimit të së dielës, dje skuadra ka rinisur përgatitje­t për Skënderbeu­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania