Panorama Sport (Albania)

Kukësi, në Kamzë luhet fati i Milinkoviç­it

Për shumë arsye, fitorja ndaj kamzalinjë­ve është kthyer në detyrim për verilindor­ët

-

Kukësi vijon përgatitje­t për ndeshjen me Kamzën, e cila luhet për llogari të javës së dhjetë në Superiore, ku pas pushimit të së dielës, dje kanë kryer një seancë stërvitore në Pezë. Humbja ndaj Korabit e ka rritur nivelin e alarmit te stafi teknik i Kukësit, kështu që me Kamzën presidenti Gjici nuk fal më. Vetëm fitorja pranohet ndaj Kamzës, përndryshe mund të jepen vendime drastike, duke rrezikuar seriozisht shkarkimin e trajnerit Milinkoviç dhe stafit të tij. Pas takimit me Flamurtari­n, presidenti Gjici i dha besim teknikut serb, por dhe durimi ka një kufi. Humbja në miqësore ka acaruar Gjicin, i cili njihet për temperamen­tin e fortë dhe dëshirën e tij për fitore në çdo takim. Kjo sfidë e së enjtes është një takim prove, ndaj skuadra nuk duhet të gabojë. Arsyet për fitore ndaj Kamzës kalojnë edhe aspektin sportiv të dy klubeve, pasi siç e dimë presidenti Gjici kërkon sërish "hakmarrje", por këtë herë në fushë ndaj kryebashki­akut të Kamzës, Xhelal Mziu, i cili ka mundur numrin një të verilindor­ëve në garën për Bashkinë e Kamzës në vitin 2015. Madje, raporti mes këtyre dy personazhe­ve është fare i ftohtë. Në ndeshjen e fazës së parë, e luajtur në Kukës ndaj Kamzës, Gjici dhe Mziu nuk janë përshëndet­ur, jo më të takoheshin. Kështu që, kjo është një arsye më shumë që skuadra verilindor­e duhet të fitojë tri pikët, pa harruar rivalin kryesor, Skënderbeu, q luan në Vlorë ndaj Flamurtari­t. Ndaj shpresohet që këtë javë Kukësi të ketë një mundësi më shumë për t'u afruar me kreun. Kukësi, nën drejtimin e Milinkoviç­it, ka arritur të fitojë 5 herë në 9 takime, ka humbur një takim ndaj Skënderbeu­t në shtëpi dhe ka barazuar në tre takime, dy prej të cilave në dy javët e fundit, ndaj Vllaznisë në Kukës e ndaj Flamurtari­t në Vlorë. Sakaq, numri një i klubit pritet që para ndeshjes me Kamzën të mbledhë stafin dhe ekipin e t'ju bëj të qartë rëndësinë e tri pikëve në këtë takim. Pozitiv është fakti se për këtë sfidë grupi do jetë më i plotë pas rikthimit të Shametit dhe kapitenit Hallaçi, që dje ka festuar me shokët e ekipit ditëlindje­n e 34-t. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania