Panorama Sport (Albania)

Tirana nuk njeh blof me fierakët prej dy dekadash

Bardhejesh­ilët numërojnë vetëm një barazim në kryeqytet

- OLSI TUJANI

Rënia në Kategorinë e Parë ishte një "shok" psikologji­k për të gjithë ambientin bardheblu. Një fakt i tillë rëndon dhe do të jetë një njollë në çdo ndeshje për klubin, si dhe për gjithkënd në skuadër, derisa të garantohet matematiki­sht ngjitja në elitën e futbollit shqiptar. Tirana, në Kategorinë e Parë e ka një terren të panjohur kurrë më parë në historinë e saj, mirëpo disa prej rivalëve në Grupin B i ka takuar në të shkuarën në elitën e futbollit vendës. E tillë është edhe Apolonia, e cila në afro dy dekada nuk ka asnjë fitore në kryeqytet.

STATISTIKA­T - Skuadra e drejtuar nga Ndriçim Kashami vjen në kryeqytet për të luajtur të shtunën sfidën e vlefshme për javën e tetë të grupit B në Kategorinë e Parë. Mirëpo, për fierakët ka një tabu për të thyer. Apolonia nuk ka arritur asnjëherë që të marrë pikët e plota në përballjet me Tiranën në kryeqytet. Në 16 ndeshje të zhvilluara në Tiranë, Apolonia ka arritur të marrë vetëm një pikë në ndeshjen e luajtur më 4 shkurt 2015 e vlefshme për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Në këto përballje, skuadra

kryeqyteta­se ka në favor edhe golavarazh­in. Në këto 16 përballje, Tirana ka shënuar 43 gola dhe pësuar vetëm 4.

KAMPIONATI - Në këtë edicion, Tirana numëron vetëm një humbje në shtatë sfidat e luajtura deri tani dhe kryeson renditjen e grupit B

me 18 pikë, 3 më shumë sesa Bylis ndjekës që i shkaktoi disfatën e vetme. Bardheblut­ë kanë pësuar vetëm një gol dhe kanë shënuar 17 të tillë. Apolonia, e cila renditet në vendin e katërt me 11 pikë, po aq sa edhe Tomori, ka fituar tri përballje dhe numëron dy barazime e dy humbje. Edhe fierakët kanë një golavarazh pozitiv në total, sepse kanë shënuar 11 gola dhe ka pësuar tetë.

REVANSHI - Kjo mund të konsideroh­et sfida e revanshit. Nga njëra anë, është skuadra e trajnerit Ze Maria, e cila do të kërkojë që të reagojë me çdo kusht pas disfatës së pësuar ndaj Bylisit. Ndaj Apolonisë, bardheblut­ë duhet të rikthehen bindës dhe të marrin rezultatin maksimal. Nga ana tjetër, në kërkim të revanshit është edhe Apolonia, e cila do të synojë fitoren e parë në kryeqytet përballë Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania