Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja gjen trajnerin e ri, Lani: E njoh ekipin më mirë se kushdo

Skuadra do të drejtohet nga zv/ tekniku deri në dhjetor

-

Besëlidhja e nisi javën stërvitore anti- Korab pa trajnerin Anteu Pepaj, që dha dorëheqjen gjatë javës së kaluar. Në këtë mënyrë, skuadra do të drejtohet nga zv/ trajneri dhe ish-futbollist­i i Besëlidhje­s, lezhjani Gledis Lani. Ky i fundit e ka drejtuar Besëlidhje­n edhe gjatë sezonit 2013-2014 për 11 javë radhazi deri sa në pankinën e Besëlidhje­s u ul tiranasi Sinan Bardhi. Ka gjasa që ai ta drejtojë ekipin deri në fund të pjesës së parë të kampionati­t në dhjetor. Dhe do të ketë një barrë të madhe mbi shpatulla, pasi Besëlidhja do të luajë në tri transferta të vështira, në Tiranë ndaj Dinamos, në Pukë ndaj Tërbunit dhe në Kavajë ndaj Besës. Gledis Lani po konsumon sezonin e tetë si zv/trajner që kur ka lënë futbollin, ndaj më mirë se ky personazh, nuk mund ta njohë askush Besëlidhje­n.

TRAJNERI

Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Gledis Lani u shpreh: "Duke qenë trajner i Besëlidhje­s është një barrë e rëndë, por për mua ka dy anë që plotësojnë njëra-tjetrën. E para, si lezhjan që jam kam obligim për t'i shërbyer futbollit të qytetit tim dhe e dyta, që jam në sezonin e tetë në pankinë si ndihmës dhe e njoh shumë mirë ambientin. Tani Besëlidhja ndodhet në një çast delikat, por jo të pakapërcye­shëm, pasi diferenca prej 6 pikësh me kreun nuk është ndonjë hendek i pakapërcye­shëm. Normalisht që Besëlidhja lufton vetëm për t'u ngjitur në Superiore, pasi i përket atij niveli, por na duhet shumë punë e përpjekje deri atje. Gjendja morale në ekip është e kënaqshme, po ashtu dhe përgatitja tekniko-taktike e fizike. Tani po mendojmë vetëm për sfidën e radhës që kemi ndaj Korabit të shtunën në shtëpi, pasi një fitore këtu do të na shërbejë si varkë shpëtimi për tri transferta­t radhazi që na presin më pas", përfundoi Lani prononcimi­n e tij. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania