Panorama Sport (Albania)

6entura: *talianë të më falni, por nuk e jap dorëhe=jen

-

U mendua rinovimi për trajnerin e Italisë, Xhampiero Ventura, por në kontratë kishte një klauzolë që parashikon­te kualifikim­in për në Botëror. Tani që kjo nuk ndodhi, do të thotë se Ventura nuk do të jetë më trajneri i Italisë dhe federata po mendon për ta zëvendësua­r atë. Mediat e kanë etiketuar si një nga trajnerët më të dështuar që ka pasur kombëtarja italiane, pas disfatës më të madhe të futbollit italian.

KANDIDATËT- Është një moment reflektimi dhe analize të thellë që do të bëhet gjatë kësaj kohe, por sigurisht që emrat e parë kanë filluar të qarkullojn­ë. Ai më i besueshmi është Karlo Ançeloti, i cili, për momentin, nuk ka asnjë impenjim dhe është pa skuadër. Mirëpo, nuk përjashtoh­en as kandidatur­at e tjera. Rikthimi i Antonio Kontes është i mundur, pas vështirësi­ve që po kalon me Çelsin, ndërsa ëndrra e madhe mbetet Masimilian­o Alegri. Trajneri i Juventusit shihet si ideali për të nisur një projekt të ri, por edhe Mançini është një kandidatur­ë e fortë.

DEKLARATA - Për cilindo që ka parë Italinë gjatë kualifikue­seve, emri i parë i vënë nën akuzë është pa diskutim trajneri Xhan Piero Ventura. Mirëpo, nëse cilido teknik që gjendet në krye të Kombëtares italiane në momentin më të rëndë në historinë e saj do të ishte dorëhequr, Ventura nuk e ka bërë. Madje, me deklaratën e dhënë në përfundim të eliminimit nga Suedia, ai i ka surprizuar të gjithë. "Nuk jam dorëhequr sepse më parë duhet të flas me Tavekion. Ka shumë gjëra që duhen vlerësuar dhe fillimisht duhet të flas me federatën për të analizuar problemet. Deri në fund të ndeshjes me Zvicrën, ishim aty ku duhet. Faji im është që në dy ndeshje kundër Suedisë nuk arritëm të shënojmë", ka deklaruar Ventura.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania