Panorama Sport (Albania)

NO('( E *('&*S<

-

7regull dhe administri­m, edhe pse nuk ka për detyrë të bëjë pritje të jashtëzako­nshme. Në fundin e ndeshjes shkon në zonën kundërshta­re për t9u bërë heroi i një kombi, por nuk ia del.

- Merr një karton të verdhë në fillim dhe kushtëzohe­t për të gjithë pjesën e mbetur të lojës. Në përgjithës­i= shumë gafa në fazën e ndërtimit të lojës dhe ndonjëherë i pavendosur në momentet kur Suedia dilte në kundërsulm.

- Lufton me të gjithë, pavarësish­t problemeve të shumta fizike që ka. Shtrëngon dhëmbët dhe qëndron në fushën e lojës deri në momentin e fundit. Në pjesën e dytë duhet të bëjë "regjisorin" e skuadrës, por shpeshherë e ngadalëson atë dhe bëhet i parashikue­shëm.

- Ka shumë pak detyra mbrojtëse këtë herë dhe luan si një mbrojtës i majtë duke hedhur krosime të rrezikshme në zonë. Edhe ai shkon në zonë në fundin e ndeshjes, por nuk i shfrytëzon siç duhet centimetra­t e tij.

- Sulmon pa u ndalur në krahun e djathtë, duke alternuar krosimet e mira me gabime fatale. Nga ai nuk mund të presësh mrekulli kur mbrojtjet kundërshta­re qëndrojnë të mbyllura. Humbet shumë energji në fund dhe shihet qartazi që i mungon "karburanti". >Nga ??9, Bernardesk­i - Pa notë@.

- Është mesfushor shkatërrue­s, por këtë herë nuk duhet për këtë punë. Ai ndihmon skuadrën në manovrën e topit dhe kërkon gjithmonë futjen në zonën kundërshta­re. Mund të shënonte si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën.

- Për 60 minuta bën një ndeshje të madhe, duke krijuar pasime, dhënë asiste dhe shpërndarë lojën në mënyrë të njëtrajtsh­me nga krahët. Në pjesën e dytë, kundërshta­rët e markojnë rreptësish­t duke mos e lënë që të tregojë vlerat e tij më të mira. Dy vite më parë u "injorua" dhe arsyeja vazhdon të mbetet mister.

- Ka shumë grintë dhe vendosmëri në një rol, që nuk është i tiji. Gjendet gjithmonë i lirë për shokët e skuadrës dhe i afrohet shumë golit, që mund ta kishte bërë heroin e mbrëmjes. Në momentet e fundit shkon në të djathtë dhe i jep skuadrës krosime të shumta. E djathta e tij përfundon jashtë për pak centimetra.

- Ka shumë hapësira në krahun e majtë, por nuk i shfrytëzon ashtu siç duhet dhe gabon shumë krosime. Në fillimin e pjesës së dytë pati një dëmtim që e penalizoi të jepte maksimumin. >Nga 639, El Sharaui 6 - Luan 30 minutat më vendimtare me kombëtaren e tij dhe me kualitetin që ka në këmbë përhap panik te kundërshta­rët@.

- Lëviz mirë mes linjave dhe pas shpinës së Imobiles. Bën spondën për shokët dhe nuk ka kurrë mundësinë për të goditur portën. Mirëpo, nga një sulmues pritet goli dhe ai nuk e bëri këtë. >Nga 639, Beloti A,A - Sakrificë dhe tentativa të dëshpëruar­a. Pak topa për të luajtur@.

I vetmi që i garanton thellësi skuadrës dhe humbet dy raste të pastra për të shënuar.

- Katastrofë. Luan gjatë këtyre dy viteve me skemën B-;-B dhe në dy ndeshjet më të rëndësishm­e kalon në 3-A-;. Cjalët janë të tepërta për të. Ndoshta ai ka fajin kryesor për eliminimin e Italisë. Lë në stol Insinjen dhe rezultati përfundimt­ar ishte 0-0. E humbi "bastin" me veten dhe lë jashtë Italinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania