Panorama Sport (Albania)

Lëv: Ndaj Francës, nuk luajmë për hakmarrje

"Trap titullar, nga minuta e parë edhe Khedira me Krosin"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Joakim Lëv përmbyll sot një tjetër vit të suk sesshëm në stolin e kombëtares gjermane. Dhe mënyra më e mirë për ta përfunduar 2017-ën është me një fitore në miqësoren e luksit kundër Francës në Këln, i cili do të ishte edhe rezultati i 21-të pozitiv radhazi (rekordi është 23 ndeshje pa humbje).

Cilat do jenë disa nga ndryshimet në formacion nga ndeshja kundër Anglisë?

Kevin Trap do të jetë në portë. Mund të them gjithashtu se Khedira dhe Kros do të jenë titullarë. Do të bëjmë disa ndryshime në pjesën e parë. Por, do të pres stërvitjen e fundit për të vendosur se kush do të luajë. Do të ketë ndryshime në disa role.

Përse Kevin Trap?

E kemi ndryshuar shpesh portierin gjatë 6 muajve të fundit. Kevin ka qenë gjithnjë këtu që prej dëmtimit të Nojerit, ka luajtur shumë mirë kundër Danimarkës dhe në Kupën e Konfederat­ave. Ter Shtegen dhe Leno kanë luajtur gjithashtu. Kevin ka lënë një përshtypje të mirë në stërvitje. Ai e njeh Francën shumë mirë. Ne kemi besim dhe ai është një portier shumë i mirë.

Cilat janë objektivat e Gjermanisë kundër Francës?

Këto miqësoret e nëntorit janë një barometër shumë i mirë për ne. Duam të provojmë gjëra të reja. Është një tjetër ndeshje nga ajo kundër Anglisë. Franca është shumë e fortë në sulm dhe ka disa mesfushorë dhe sulmues të klasit botëror. Do të jenë më të rrezikshëm sesa Anglia kur të sulmojnë dhe duhet të jemi gati për këtë. Por, ne duam gjithashtu të japim më shumë në frontin e sulmit.

Çfarë mendoni për Francën?

Ka një diversitet talenti në sulm. Kanë shumë alternativ­a

dhe një trajner që ka luajtur një rol të rëndësishë­m në sjelljen e skuadrës në këtë nivel ku janë sot. Është pozitive që Deshamp ka qenë në stol kaq gjatë. Franca ishte e fortë në 2014-ën, më e fortë në 2016ën dhe më e fortë akoma tani dhe kjo falë Deshampit. Ata kanë gjithashtu një sistem të

shkëlqyer ekipesh zinxhir.

Humbjen e fundit e keni pësuar pikërisht kundër Francës në gjysmëfina­len e Europianit. Do të luani për hakmarrje?

Për mua nuk bëhet fjalë për revansh. Nuk mund ta ndryshosh historinë e së shkuarës. Do të jetë një ndeshje testuese

për të dyja skuadrat.

Si e vlerësoni rritjen e Sanesë?

E vizitova pak javë më parë në Angli. Lojtarë të tillë bëjnë diferencën. Është rritur shumë fizikisht që kur luan në Premier Ligë. Stili i lojës së tij është shumë i rëndësishë­m për kombëtaren.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania