Panorama Sport (Albania)

Sauthgejt i trembet Brazilit: Janë edhe më të fortë se Gjermania

-

Garet Sauthgejt do të bëjë disa ndryshime në miqësoren e sotme kundër Brazilit nga testi i fundit kundër Gjermanisë. Njeriu i ndeshjes në "Wembley" të premten, Ruben Loftus-Çik, do të synojë vendin e dytë të titullarit. Duke folur përpara duelit të dytë të luksit, trajneri Garet Sauthgejt konfirmoi: "Ne bëmë shumë ndryshime kundër Gjermanisë, kështu që duhet të ruajmë disi stabilitet­in e skuadrës. Megjithatë, sërish do të bëjmë disa ndryshime". Të gjithë sytë do të jenë nga Loftus Çik. Plani është që mesfushori 21-vjeçar i Çelsit (këtë sezon është huazuar te Kristal Palas) të jetë sërish titullar në "Wembley". Por, dyshimi i vetëm i teknikut është gjendja fizike e LoftusÇik, i cili vjen pas problemeve fizike dhe një ndeshje e dytë si titullar mund të ishte e rrezikshme. Ndërkohë që në portë rikthehet titullar Xho Hart, pavarësish­t formës fantastike që Xhordan Pikford tregoi ndaj Gjermanisë, ndërsa Markus Rashford pritet të startojë përkrah Xhemi Vardisë në sulm. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Kajl Uoker mund t'i zërë vendin Kieran Tripierit. Sauthgejt do të vlerësojë edhe gjendjen fizike të Geri Kejhillit për të zëvendësua­r Fill Xhonsin e dëmtuar. Majkëll Kin ose Xho Gomez, i cili gjithashtu debutoi të premten, do të jenë të gatshëm nëse qendërmbro­jtësi i Çelsit nuk ia del. Konfirmimi i trajnerit erdhi për Erik Daierin, i cili do të vazhdojë të jetë kapiten edhe në këtë përballje. Ndërsa në lidhje me kundërshta­rin, Sauthgejt u ndal tek ylli i rivalëve, Nejmar: "Nëse ka një lojtar që vlen 222 milionë euro, atëherë është ai. Nejmar është një lojtarët më të mirë në botë në këto momente. Përballë do të kemi atë edhe Brazilin, një prej skuadrave më të forta në botë. Do të kemi një test shumë të vështirë sesa ai ndaj Gjermanisë sepse Brazili është shumë më përpara sa i përket njohurisë se cila është skuadra e tyre më e mirë. Ata kanë një mënyrë shumë të qartë loje, individual­itete të shkëlqyera dhe një prezencë të jashtëzako­nshme fizike. Prandaj është një tjetër lloj sfide për ne. Flasim për një prej skuadrave më të forta të botës, që shpartallo­i çdo kundërshta­r në eliminator­et e Amerikës së Jugut, grupi më i vështirë kualifikue­s i Botërorit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania