Panorama Sport (Albania)

Tite s'ka dilema për formacioni­n, Nejmar në Angli për 3 mln paund

-

Brazili vjen në "Wembley" për të luajtur futboll dhe fituar miliona. Sepse "Seleçao" e Tites, përveçse ka ndërtuar një skuadër të frikshme, është duke e shfrytëzua­r shumë mirë edhe pjesën e marketingu­t me këto miqësore. Sot, nga përballja me Anglinë ata do të fitojnë 3 milionë paund. 5 herë kampionët e botës janë shndërruar në një makineri milionash. Nga 33 miqësoret e fundit që prej vitit 2012, ata kanë vendosur që 24 prej tyre t'i luajnë jashtë Brazilit, kryesisht në vendet e Europës. Ata kanë luajtur dy herë në Kinë, dy herë në Zvicër, Singapor, tri herë në Angli dhe gjashtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe miqësoren e fundit ndaj Japonisë e luajtën në qytetin francez të Lilës. "Pitch Internatio­nal", një agjenci marketingu, e cila gëzon aktualisht të drejtën e Brazilit për të organizuar miqësoret e tyre nëpër botë, thotë se për të sjellë Nejmarin me shokë, kushton jo më pak se 3 milionë paund. Dhe turi i tyre nuk do të përfundojë në "Wembley". Marsi parashikon dy miqësore të tjera luksi. Ata do të udhëtojnë drejt Moskës për t'u përballur ndaj organizato­rëve të Botërorit në "Luzhniki", i cili do të jetë edhe stadiumi i finales së turneut. Më pas do të fluturojnë drejt Gjermanisë. Tite - Trajneri Tite nuk ka asnjë dyshim për formacioni­n. Ai e ka zakon ta bëjë atë publik përpara ndeshjeve dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë. I vetmi dyshim që kishte ishte gjendja fizike e Filipe Kutinjos, por ylli i Liverpulit është vetëshpall­ur i gatshëm dhe dilema nëse do të ishte titullar në "Wembley" nga minuta e parë apo jo, ka rënë. "E konfirmoj skuadrën që do të luajë. Më vjen keq që Uillian, Tiago Silva, Danilo, Firmino, Fernandinj­o apo Ederson, të cilët luajnë shumë mirë si me klubet e tyre, ashtu edhe kombëtaren, do të vuajnë pasojën e konkurrenc­ës. Për mua është gjithnjë e vështirë të vendos. Anglia është një skuadër e shkëlqyer. Ata janë të paparashik­ueshëm. Ata dinë të bëjnë presion në çdo pozicion në fushë, dinë ta diktojnë lojën dhe vendosin në vështirësi. Për ju ndoshta ka më shumë rëndësi rezultati, por për mua vjen loja e parë. Mund të luajmë edhe keq dhe ta fitojmë ndeshjen, por rezultati do të ishte i gënjeshtër­t".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania