Panorama Sport (Albania)

Benzema: Deshamp s’më thërret më në kombëtare

"Trajneri i është dorëzuar pjesës raciste të shoqërisë franceze"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nuk do të jetë doku mentari i trans metuar të dielën dhe as ndërhyrja në transmetim­in direkt ajo që do të bëjë Didie Deshampin të ndërrojë mendje. Karim Benzema rrezikon të qëndrojë jashtë kombëtares së Francës për një kohë të gjatë, pavarësish­t përpjekjev­e për të çmontuar akuzat dhe paragjykim­et lidhur me reputacion­in dhe problemet me drejtësinë. Por në fund, është vetë sulmuesi i Realit të Madridit që i minimizon shanset e mundësisë së rikthimit të tij me fanellën blu duke treguar se e ka me trajnerin që e la jashtë Europianit të Francës një vit më parë. Një përjashtim që Benzema e shpjegon duke thënë se: "Deshamp i ishte dorëzuar një pjese raciste të shoqërisë franceze".

SHANTAZHI - Historia mes Benzemasë dhe Deshampit në realitet është ajo e një dashurie të tradhtuar. Ish-lojtari i Juventusit e ndërtoi fillimisht Francën e tij rreth talentit të sulmuesit duke e mbrojtur kur ai kishte një periudhë të gjatë që nuk arrinte të shënonte me "Les Bleus" dhe mediat e shtynin drejt stolit. Ai e mori edhe në Botërorin e 2014-ës si liderin teknik të skuadrës së tij. Por, në tetor 2015 shpërtheu skandali i regjistrim­it me përmbajtje seksuale të Valbuenës, në të cilin Benzema u hetua për akuzën se kishte bërë negociator­in e shantazues­ve, të cilët tentonin të fusnin në kurth kolegun e tij. Një intrigë që shkaktoi një polemikë politike. Dhe në fund, Deshampi vendosi që të heqë dorë nga lojtari. Ndoshta, edhe sepse pas akuzës së diskrimini­mit nga ana e Benzemasë në murin e një prej vilave të trajnerit u shkrua fjala "racist".

VIKTIMË - Të dielën në "Canal+" Benzema tentoi ta sqaronte situatën, por pa e maskuar dot zemërimin e tij duke thënë se ndihej viktimë

e një hetimi që e kishte përfshirë edhe atë, pavarësish­t fjalës së tij se kishte ndërhyrë vetëm për të ndihmuar Valbuenën. Hetimet mund të mbyllen muajt e ardhshëm dhe akuzat ndaj Benzemasë mund të bien, ashtu si në rastin e shkuarjes me prostitutë­n minorene, Zahia, në vitin 2010. Në të njëjtën kohë, sulmuesi u detyra të heqë dorë nga Europiani i luajtur në atdhe: "E doja sepse isha në kulmin e formës time dhe isha gati". Më pas, Benzema saktëson se ai nuk ka asnjë problem me lojtarët e kombëtares: "Por, derisa të jetë Deshamp në stol, unë nuk do të kem mundësi të rikthehem".

MBROJTJA - Ndërhyrja e fundit dhe ndihma e pakursyer nga ana e Ronaldos, Ramosit, Henrisë dhe Zidanit, është kulmi i një fushate mediatike të orkestruar gjatë javëve të fundit, e cila

PJESËMARRË­SIT

shënjestro­n trajnerin e kombëtares që e dërgoi Francën deri në finalen e Europianit, humbur 1-0 kundër Portugalis­ë, por edhe e kualifikoi atë në Botëror. Ai sapo rinovoi deri në vitin 2020 duke u dhënë fund zërave për uljen e Zidanit në stol pas Botërorit të Rusisë. Në mbrojtje të Deshampit dje u rreshtua edhe ish-kolegu Biksente Lizarazu, tashmë një opinionist i rëndësishë­m për faqet e "Le Figaro": "Të kritikosh Deshampin është si ta shohësh gotën gjysmëbosh. Po bën një punë të shkëlqyer. Edhe në të shkuarën trajnerë të tjerë kanë përjashtua­r kampionë të mëdhenj. Është pjesë e detyrës të bësh edhe zgjedhje jopopullor­e. Tashmë ka shumë kohë që Benzema nuk luan më me kombëtaren". Dhe Franca e Grizman, Mbape, Pogba dhe Varan duket se jeton mirë edhe pa yllin e Realit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania