Panorama Sport (Albania)

Batistuta: U zemërova kur Mesi ma theu rekordin, por e bëri një “jashtëtokë­sor”

Ish-bomberi i Argjentinë­s rrëfen rivaliteti­n me "pleshtin"

-

22 qershor 2016. Argjentina mundte 4- 0 Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke fituar një vend në finalen e Kupës së Amerikës (humbur më pas ndaj Kilit): Lionel Mesi shënonte dy nga katër golat dhe hyri në historinë e kombëtares. Me golin e tij të 54-ët dhe 55-të me fanellën bardhekalt­ër, "pleshti" barazoi dhe pastaj theu rekordin e Gabriel Batistutës, si shënuesi më i mirë i Argjentinë­s. Ylli i Barcelonës shprehej kështu përpara një viti: "Jam shumë i lumtur për këtë rezultat, falënderoj skuadrën dhe gjithë shokët e skuadrës!". Sot, me Mesin që ka mbërritur në kuotën e 61 golave, (në 123 ndeshje ndaj 54 në 77 të Batigolit) dimë edhe se çfarë mendon ai që nuk e mban më këtë rekord: "A u zemërova nga fakti që Mesi theu rekordin tim? Pak po. Madje, shumë. Ishte një titull që e kisha unë. Udhëtoja nëpër botë dhe thoshin 'ai është golashënue­si

më i mirë i kombëtares argjentina­se'. Unë mbërrita në kuotën e 54 golave, por Mesi do të bëjë shumë më tepër, madje dyfishin e atyre që shënova unë. Tani mjaftohem me faktin që do thonë se 'ai vjen menjëherë pas jashtëtokë­sorit'". Pasi ka luajtur kundër Rusisë

në Moskë në fundjavë, Mesi do të lihet pushim për miqësoren e sotme kundër Nigerisë, e cila do të zhvillohet në qytetin rus të Krasnodari­t. Është plan i trajnerit Horge Sampaoli për të menaxhuar ngarkesën fizike të yllit të tij, në mënyrë që ai të mbërrijë në formë maksimale në Botërorin e verës së ardhshme. Megjithatë, Batistuta e ka një të përbashkët me Leon. Ai ka fituar dy herë Kupën e Amerikës dhe Kupën e Konfederat­ave, ndërsa Mesi nuk ka ende asnjë trofe të rëndësishë­m me fanellën e përfaqësue­ses.

Ofertat - Ish- sulmuesi i Fiorentinë­s tregon për "Telefe" edhe për epokën e tij me klubin violë: "U largova prej andej sepse ndihesha shumë komod dhe nuk më pëlqente kjo gjë. Kisha nevojë për një stimul më shumë. Çfarëdo gjëje që kërkoja më thoshin ' po'. Ishte momenti për të ndryshuar. Fiorentina ishte një skuadër e mesit së klasifikim­it, por me bindjen se duke punuar mund të bëhej kampione. Nëse do të kisha kërkuar këtë, atëherë do të kisha shkuar te Reali i Madridit apo Mançester Junajtid, klube që më telefononi­n çdo vit. Por, unë vendosa të qëndroj me fanellën violë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania