Panorama Sport (Albania)

Mblidhet Asambleja e Milanit: Nuk ka merkato në janar

49 mln € të tjera nga Jonghong Li, bursë dhe 14 sponsorë të rinj

-

Dje Milani zhvilloi Asamblenë sezonale për bilancet dhe projektet e klubit. Kjo mbledhje fillimisht ishte parashikua­r për në tetor, por më pas u shty për efekt ndryshimes­h në librat e kontabilit­etit të shoqërisë.

Presidenti - Pas 27 milionë eurove të një muaji më parë, presidenti Jonghong Li ka respektuar edhe derdhjen e këstit të dytë për shtimin e kapitalit duke depozituar në arkat e klubit 22 milionë euro. Buxheti aktual që përfshin gjashtë muajt e parë të vitit 2017, shënon humbje prej 32.6 milionë euro, por gjithçka është brenda parashikim­eve.

UEFA - Me vendimet e reja të

Asamblesë, Milani duhet të barazojë bilancin (të mos paraqesë humbje në buxhet) brenda vitit 2020. Edhe UEFA duket se e ka pranuar projektin kuqezi dhe, megjithëse nuk ka ende një përgjigje zyrtare, ajo pritet të jetë pozitive. Arkëtimet - Megjithëse buxheti shënon humbje, regjistrat financiare

të Milanit kanë pësuar jo pak përmirësim. Asambleja vuri në dukje një stanjacion që duket se do të zgjidhet brenda sezonit aktual. "Ngërçi" në këtë aspekt ka lidhje me pjesën burokratik­e, e cila në tokën kineze paraqet disa problemati­ka të kapërcyesh­me me kohën. Sezoni - Në nivel objektivas­h, nisja

e dobët e Serisë A nuk ka ulur pretendime­t e aksionerëv­e kuqezi. Në fillim të kampionati­t mendohej se kuota e 71 pikëve do të mjaftonte për të arritur një kualifikim në Ligën e Kampioneve, por me ecurinë e disa ekipeve, kjo kuotë është ngritur në 80 pikë gjatë Asamblesë. Sponsorët - "Audi" e "Adidas" mbeten sponsorë të përgjithsh­ëm deri në fundi të sezonit. Asambleja duket se ka miratuar kontratat me sponsorët e rinj, që do të zyrtarizoh­en në fillim të vitit të ardhshëm kalendarik. Në 2018 gjithashtu në klub do të afrohen 9 sponsorë të tjerë. Stadiumi - Ambicia e klubit është pajisja me një stadium personal duke ndjekur modelin e Juventusit. Të ardhurat e një impianti personal do të ishin oksigjen i pastër për arkat e klubit, por diçka e tillë do të shihet si mundësi në vitin e tretë të presidencë­s kineze. Preferenca e Asamblesë do të ishte privatizim­i i "San Siro"-s, por duhet mundur edhe konkurrenc­a e Interit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania