Panorama Sport (Albania)

Hakmarrja, Juvja do Romanjolin

Së bashku me Ruganin dhe Kaldarën, bardhezinj­të krijojnë bazat e "BBC"-së së re

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pak muaj më parë Ju ventusi pa t'i "zh vatej" një nga lojtarët kyç të sukseseve të viteve të fundit si Leonardo Bonuçi. Pikërisht mbrojtësi u transferua te Milani për 42 milionë euro dhe u emërua kapiten i skuadrës që këtë fillimsezo­ni po has kaq shumë vështirësi.

Objektivi - Me sa duket drejtuesit bardhezi nuk e kanë gëlltitur kafshatën dhe po mendojnë të hakmerren duke i rrëmbyer kuqezinjve Alesio Romanjolin. Sigurisht ky transferim do të ishte i mundur vetëm në fund të sezonit e sidomos nëse Milani do të dështonte renditjen në të paktën katër vendet e para në kampionat. Dy xhevahirët e Milanit janë Xhanluxhi Donaruma dhe Suso, por në rast të një ofertë rreth 25-30 milionë euro, Romanjoli mund të ishte "kurbani" i parë i drejtuesve të "Djallit".

E ardhmja - Ashtu si në rastin e Bonuçit, tashmë është "Zonja" që konsideron milanistin si një nga më të mirët në rolin e tij. Nëse bardhezinj­të e kryejnë me sukses këtë mision, atëherë Alegri do të kishte treshen titullare me të rinjtë më premtues në Itali. Të mos harrojmë se sezonin e ardhshëm Marota do të risjellë në Torino edhe Matia Kaldarën, i cili së bashku më Daniele Ruganin dhe një si Romanjoli do të përbënin prapavijën më cilësore të mundshme për të paktën 5 vitet e ardhshme.

"BBC" e re - Largimi i Bonuçit prish "BBC"-në e famshme, bazë e sukseseve të Juves në vitet e fundit. Afrimi i një të riu premtues si Romanjoli do

të ndihmonte krijimin e një baze të re për të ardhmen bardhezi. Një mbrojtës qendre do të vijë pa diskutim verën e ardhshme në Torino, me drejtuesi që duhet vetëm të vendosin kush do të fitojë balotazhin mes një emri të "vjetër" si Stefan De Vrij dhe të "risisë" Romanjoli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania